Dje presidenti rumun Traian Bësesku përsëriti gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë qëndrimin e vendit të tij kundër njohjes së shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e Bukureshtit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
"Qëndrimi ynë nuk është fleksibël dhe kjo gjë nuk vjen nga mosrespekti për kosovarët por nga respekti për të dretën ndërkombëtare", theksoi presidenti Rumun gjatë konferencës së shtypit me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi.
Sipas tij efekti i Kosovës mund të shihet duke parë zhvillimet në Gjeorgji. Presidenti Bësesku theksoi më tej se nuk ka asnjë diskutim se Rumania ndihmon Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për respektimin e të drejtave kombëtare. Menjëherë pas deklaratës së presidentit rumun, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi theksoi se procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë sipas tij më shpejt seç ka ecur në këto dy vite, sidomos pas vendimit të afërt nga gjykata Ndërkombëtare.
"Dhe në këtë proces - theksoi ai - ka ndihmuar sjella e udhëheqësve politikë të Kosovës". Presidenti Topi nënvizoi se i kish thënë edhe homologut të tij rumun se "udhëheqësit dhe drejtuesë të shumtë të institucioneve në Kosovë kanë tejkaluar traumat e gjenocidit të regjimit të Miloshevicit dhe sot po ndërtojnë një shtet multietnik në Kosovë, në respekt të të gjitha pakicave".
Presidenti Topi ka theksuar në mënyrë të veçantë edhe faktin se Kosova tashmë njihet nga të gjithë fqinjët e saj rajonalë me përjashtim të Serbisë.
Presidenti Rumun u shpreh:
Nga diskutimet që
kam pasur me Presidentin, kemi kërkuar dhënien e statutit si minoritet
kombëtar të komunitetit arumun në Shqipëri. I kam shpjeguar Presidentit
Topi rëndësinë e dhënies së këtij statuti për arumunët për të drejtat e
personave, të cilët u përkasin minoriteteve kombëtare, si dhe trajtimi i
mirë që i bëhet nga Rumania në përputhje me Kushtetutën e Rumanisë
minoritetit shqiptar. Rumania konsideron se arumunët janë shtetas
besnikë të shtetit shqiptar, të cilët këtë gjë e kanë dëshmuar përgjatë
historisë.
Gjithashtu kam diskutuar edhe për rikthimin e shtëpisë së Jorgës në
Sarandë dhe kam diskutuar vendimin gjyqësor të dhënë nga Gjykata për
këtë çështje.
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |