PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Gazeta “Bota sot”

SEJDIU: 12 QERSHORI, FUNDI I REGJIMIT BRUTAL DHE FILLIMI I LIRISË
Festa e lirisë së Kosovës

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi optimist, për Kosovën po hapet një kapitull i ri
Qeveria merr përkrahjen e SHBA-ve për të luftuar krimin e organizuar

Gazeta “Epoka e re”

DITA E ÇLIRIMIT DHE DILEMA
Krasniqi: Dita e çlirimit nuk është para 20 qershorit. Ne shqiptarët duhet të lirohemi nga përrallat

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
SHBA përkrah Kosovën për integrimet euroatlantike
A e ka lënë hijen mbrapa Halit Muharremi në Këshillin Gjyqësor të Kosovës?

Gazeta “Express”

TRIUMF I DREJTËSISË
Arben Berisha u gjet fajtor për vrasjen e policit Triumf Riza. Ai u dënua me 40 vjet burg. I akuzuari tjetër, Fitim Avdiu me 10 vjet heqje lirie. Për këtë vrasje kërkohen edhe Enver Sekiraqa, Rrahim e Ilir Abdullahu. Babai i Triumfit, Shefqeti, mendon se rasti i djalit të tij nuk është ndriçuar në tërësi.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pa pikë t’marres
Hakmarrja e Salihajt

Gazeta “Koha ditore”

JOHNSON:ARRESTIMET NUK SJELLIN DESTABILIZIM
“Asnjë arrestim nuk do ta destabilizonte Qeverinë, sepse po bëhen përpjekje për ta sforcuar sundimin e rendit dhe të ligjit. Nëse Kosova ndërton institucione të forta për sundimin e rendit dhe të ligjit, ky do të ishte hap pozitiv”, është shprehur Johnson

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Hysa: KFOR-i, EULEX-i, të mos shpërfillin veprimet e Serbisë në veri

Gazeta “Kosova Sot”

VERA SJELL LIGJIN PËR NDËRTIMET PA LEJE
Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcilar, për “Kosova Sot”, ka thënë se projektligji tanimë është në fazën e fundit të hartimit të tij dhe se shumë shpejt pritet të dërgohet në qeveri për miratim dhe pastaj në Kuvendin e Kosovës. “Nuk është problemi te koha, sepse ky ligj është tash krejtësisht i ri, është një ligj për të cilin tash e sa vjet është përfolur, por tanimë nevojiten edhe disa finesa të trajtohen në këtë ligj dhe pastaj të dërgohet në Qeveri dhe nuk e besoj se kjo do të shkojë më shumë se një muaj ose dy muaj më së largu”, ka deklaruar ministri i MAPH-së Mahir Jagcilar

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
AKP, dobët me investime
Pas GJND-së, njohje të reja

Gazeta “Lajm”

NË PRITJE TË MENDIMIT TË DYKUPTIMTË
Përfaqësuesi amerikan në GJND, Thomas Buergenthal, ka dhënë dorëheqje për arsye personale. Dorëheqja e tij nuk pritet të ketë ndikim në opinionin e GJND-së për Kosovën apo ta vonojë atë, meqë Buergenthali do të jetë në panel deri më 5 shtator. Institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, kanë filluar një fushatë lotuese për njohje të reja, para se të shpallet mendimi i GJND-së

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
50 vjet burgim
Nafta jocilësore

Gazeta “Zëri”

PDK KA PUNË ME VETVETEN
Përveç menaxhimit të situatës në qeverisje, PDK-së shumë shpejt do t’i duhet të qetësojë gjakrat brenda vetes

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Diplomat e policëve s’njihen askund
SHBA ndihmon në luftimin e krimit


ShtypiDites,kosovapres
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos