Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut
Cavusoglu e konsideroi bojkotin dhe grevën e urisë së PS-së, një qëndrim
të papjekur të opozitës në demokraci. "Bojkoti dhe greva e urisë është
një qëndrim i papjekur në demokraci. Populli i ka votuar deputetët për
të qëndruar në parlament për të mbrojtur të drejtat e tyre qofshin në
opozitë, qofshin në qeveri", tha për mediat Presidenti Cavusoglu, në
Qipro në kuadër të punimeve të konferencës së kryetarëve të parlamenteve
të vendeve anëtare të KiE-së.
ShtypiDites