Ndeshja e shumëpritur midis Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë
përfundoi me barazim zhgënjyes. Ekipet që duhet të sfidojnë Brazilin në
grupin G u shfaqën në një ndeshje të pasur në raste ku veçohet shtylla
egoditur nga Kristiano Ronaldo, pas 11 minutash lojë. Bregu i Fildishtë u
tregua më tepër se luzianët, ndërsa lajm i mirë ishte rikthimi i Didier
Drogba në pjesën e dytë. Në grupin F, goli i mbrojtësit neozelandez
Reid në minutën 93 të ndeshjes i dha barazimin e parë skuadrës së
Zelandës së Re ndaj Sllovakisë që përfundoi 1-1. Për sllovakët shënoi
Vitek në minutën e 50-të.
ShtypiDites