BOTERORI 2010: Spanja mund Hondurasin, Kili Zvicrėn, Portugalia - paradė golash me Korenė e Veriut

BOTERORI 2010: Spanja mund Hondurasin, Kili Zvicrėn, Portugalia - paradė golash me Korenė e Veriut

Me fitoren 2 me 0 ndaj Hondurasit, Spanja e mori veten nga humbja poshteruese me Zvicren dhe ka shanse te kualifikohet. Nga ndeshjet e tjera te ditës së sotme të kampionatit botëror të futbollit, nder skuadrat e Grupit H, Kili mundi Zvicrën 1 me 0 me gol të shënuar në minutën e 75 nga Mark Gonzales. Kili pati avantazh me një lojtar më tepër, pasi Valon Behrami i Zvicrës mori kartonin e kuq dhe u detyrua të largohej në minutën e 31-të. Kili tani ka siguruar 6 pikë, kurse Zvicra ka tre pikë. Spanja ka 3 pike ndersa Hondurasi, nga po ky grup, nuk ka siguruar asnjë pikë. Më parë, Portugalia arriti një fitore të thellë ndaj Koresë së Veriut, me rezultatin 7 me 0, duke u renditur kështu e dyta në Grupin G. Ndeshja u zhvillua në Cape Town, nën një shi të dendur. Goli i parë u shënua në minutën e 29-të nga Raul Meires. Por duke filluar nga minuta e 53 e ndeshjes, kapaciteti i shënuesve të Portugalit arriti kulmin, me 6 gola të tjerë, të shënuara nga Simao Sabroza, Ugo Almeida Liedson dhe Kristiano Ronaldo.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos