Ndeshjet në grupin F kualifikuan Sllovakinë dhe Paraguajin për në fazën e dytë. Në ndeshjen me Italinë në Johanesburg, Sllovakia fitoi 3 me 2 duke hyrë në gjashtëmbështjetëshe.
Si Italia, kampione e botës në 2006, edhe Franca kampionja e mëparshme u skualifikuan në raundin e parë të kampionatit. Ndeshja Paraguaj-Zelanda e Re përfundoi 0 me 0. Paraguajit i mjaftonte barazimi por ekipi luajti me shumë kujdes për të mos rrezikuar.
Në grupit E: Hollanda fitoi 2 me 1 ndaj Kamerunit dhe Danimarka u mund nga Japonia me rezultatin 3 me 1. Fitueset e grupit F, Sllovakia dhe Paraguaji do të ndeshen me fitueset e grupit E. Të hënën, në raundin e parë të eliminatoreve, Sllovakia luan kundër Hollandës dhe të martën zhvillohet ndeshja Japoni-Paraguaj
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |