Liderët e 20 vendeve më të fuqishme të botës shprehën gatishmërinë për
miratimin e një strategjie të përbashkët për pakësimin e shpenzimeve
buxhetore; deklaroi z/vkryeministri rus, njëkohësisht ministër i
Financave, Aleksei Kudrin, i cili shoqëron Presidentin Medvedev në
samitin e G20 në Toronto. Sipas tij, prej vitit të ardhshëm, vendet më
të zhvilluara do të fillojnë me uljen e deficiteve buxhetore. Deri në
2013-ën këto vende do t'i pakësojnë shpenzimet në buxhetet për rreth 50%
në raport me nivelin aktual. Ndërkaq pas protestave të dhunshme në
nisje të këtij samiti, policia ka arrestuar deri tani rreth 500 persona.
ShtypiDites