Konservatori gjerman, Christian Wulff, u zgjodh president i vendit të
mërkurën në mbrëmje, me votat e parlamentit. Wulff u zgjodh ne kete post
pas dy raundesh të dështuara, ndersa kishte si rivale kandidatët
Joachim Gauck dhe Lukrezia Jochimsen. Në dy raundet e para, Wulff, 51
vjeç, deri tani kryeministër i rajonit të Saksonisë së Poshtme, nuk
arriti të merrte shumicën absolute të votave nga asambleja federale,
kolegji me 1 244 zgjedhës. Dështimi i dy raundeve të para u konsiderua
dhe si një dështim i kancelares gjermane, Merkel në përpjekjet e saj për
të zgjedhur Christian Wulff, që tregon tensionet në koalicion.
ShtypiDites