Deputeti socialist Ben Blushi e konsideroi "arbitrar" vendimin e marrë
dje nga kryesia e Partisë Socialiste për të përjashtuar më shumë se
gjysmën e kandidatëve socialistë (rreth 100), të propozuar nga baza per
zgjedhjet për kryetarë të degëve në rrethe. Blushi tha se mënyra e vetme
që kjo parti të kthehet në pushtet është ndryshimi i saj. "Nëse sot
shqiptarët kanë një instrument jetik dhe të vetëm për të ndryshuar
Shqipërinë, kjo mbetet PS. Por, nëse PS përdoret si një instrument
personal, si një shkop, apo lopatë bashkie, sigurisht që Shqipëria nuk
ka shpresë", tha Blushi.
ShtypiDites