Uashingtoni dhe Moska shkėmbejnė 14 agjentė

Uashingtoni dhe Moska shkėmbejnė 14 agjentė

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përfunduan shkëmbimin më të madh të agjentëve që nga periudha e Luftës së Ftohtë, duke kthyer në Rusi 10 agjentët  e arrestuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara për katër shtetas rusë, të dënuar me burgim në Rusi si agjentë të perëndimit.

Çështja e agjentëve që tërhoqi vemendjen e gjithë medias ndërkombëtare, u mbyll dje me shkëmbimin e kryer në një seksion të aeroportit të Vienës.  Dy avionë, një nga Nju Jorku dhe tjetri nga Moska, mbërritën në kryeqytetin e Austrisë dhe u ndaluan paralel njeri tjetrit për të bërë shkëbimin e 14 agjentëve.

Një zyrtar amerikan tha se dy nga katër agjentët e liruar nga Rusia zbritën në Angli para se du të tjerët të silleshin në Shtetet e Bashkuara.

10 të arrestuarit në Shtetet e Bashkuara pranuan fajin të enjten se kishin vepruar si agjendrë të huaj pa u regjistruar.  Personi i 11-të i rrjetit u arrestua në Qipro, por u lirua kundrejt një pagese, por tani është person në kërkim.

Zyrtari amerikan tha gjithashtu se administrata Obama filloi të shqyrtonte mundësinë i shkëmbimit të agjentëve që nga data 11 qershor, mjaft ditë para arrestimit të agjentëve rusë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos