Klinton: Shkencėtari bėrthamor iranian ndodhej nė SHBA me vullnetin e tij

Klinton: Shkencėtari bėrthamor iranian ndodhej nė SHBA me vullnetin e tij

ekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se një shkencëtar i fizikës bërthamore, i cili u dorëzua në ambasadën pakistaneze në Uashington ndodhej në SHBA vullnetarisht dhe se është i lirë të largohet. Irani kishte thënë se shkencëtari Shahram Amiri ishte rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara.

Zonja Clinton tha sot se Amiri kishte qenë në Shtetet e Bashkuara “me vullnetin e tij të lirë”  dhe se ishte i lirë të largohej. Ajo tha se Amiri ishte në plan të nisej dje, por nuk kishte arritur të përfundonte të gjitha procedurat e nevojshme për udhëtimin.

Shahran Amiri, specialist i fizikës bërthamore, në të 30-tat, u zhduk në qershor të 2009-ës. Irani thotë se Amiri iu dorëzua agjentëve amerikanë të zbulimit ndërsa po vizitonte Arabinë Saudite. Shtetet e Bashkuara mohojnë se e kanë rrëmbyer shkencëtarin iranian.

Televizioni shtetëror iranian njofton se Amiri i kishte thënë njërit prej gazetarëve me telefon sot se rrëmbimi i tij ishte një turp për Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J.Crowley tha sot se nuk kishte asnjë informacion që të linte të kuptohej se shkencëtari iranian ishte keqtrajtuar.


ShtypiDites,voa
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos