Vala e të nxehtit afrikan, që ka mbërritur në vend, do të vazhdojë për
disa ditë në territorin tonë, parashikojnë meteorologët. Vlerat e larta
të temperaturave janë ndjerë që në orët e para të mëngjesit. Sipas
parashikimit të meterologëve, "ky i nxehte pritet të ndihet më shumë
gjatë fundjavës, kur temperaturat pritet të shkojnë rreth 40 gradë".
Sipas tyre, vendi ynë pritet të goditet në dy muajt e ardhshëm nga i
nxehti afrikan, duke bërë që temperatura maksimale të kapë shifra mjaft
të larta.
ShtypiDites