Dhimbjet akute të kokës shpesh përshkruhen si më të forta sesa dhimbjet
nga plumbi. Por studimet tregojnë se një një mënyrë e re trajtimi i
këtyre dhimbjeve duket se po jep efekt. Një grup mjekësh thotë se duke i
dhënë pacientit oksigjenit të pastër, agonia e dhimbjeve të kokës mund
të pakësohet dukshëm.
Për Petru Russon, dhimbja e kokës mund të
ndodhë deri në 10 herë në ditë. "Dhimbja është sikur të godet njeri me
thikë në tru", thotë Ruso. Ai i ka provuar të gjitha llojet e barnave,
por pa efekt. E vetmja gjë që solli lehtësim ishte marrja e oksigjenit
të pastër. "Dhimbja është zhdukur. Oksigjeni, vërtetë ka ndryshuar jetën
time," thotë Ruso.
Oksigjeni i pastër ka ndihmuar edhe pacientë
të tjerë. Dhimbjet akute të kokës ndodhin me faza; personi mund të
përjetojë dhimbje koke disa herë në ditë për javë ose edhe muaj me
radhë. Këto dhimbje janë me pasoja të mëdha negative dhe prekin dukshëm
cilësinë e jetës së pacientit.
Trajtimi i zakonshëm është dhënia e
një injeksion me sumatriptan. Por ilaçi sumatriptan ka efekte anësore
dhe përdorimi i tij i tepruar mund t’i sjellë dëme organizmit.
Dr.
Peter Goadsby pranë Universitetit të Kalifornisë dhe studiues të tjerë
vëzhguan për 5 vjet gjendjen e 76 pacientëve me dhimbje akute të kokës.
Gjatë studimit, këta pacientë u trajtuan me oksigjen të pastër.
Për
herë të parë, shkencëtarët vunë re një dallim të qartë mes oksigjenit
dhe ajrit në trajtimin e pacientëve. Gjatë studimit u pa se trajtimi më i
efektshëm ishte dhënia e oksigjenit me doza të larta.
Dr. Peter
Goadsby thotë se nga trajtimi me ajër të zakonshëm dhimbjet u zbutën 20
përqind, ndërsa kur pacientëve iu dha oksigjen i pastër, dhimbjet e
kokës u pakësuan 78 përqind. Mjekë neurologë, si Joel Shaper, thonë
oksigjeni i pastër kundër dhimbjeve të kokës duhet përdorur për të
shmangur përdorimin e tepruar të barnave.
Shkencëtarët
gjithashtu kanë zbuluar se oksigjeni mund të ndalë dhimbjet e forta të
kokës dhe njëkohësisht të eliminimojë simptomave të tjera që lidhen me
këto dhimbje siç janë skuqjet, lotimi dhe fryrjet e syve.
Trajtimi i fytyrës me ultratinguj
Për
shumë vite, teknologjia me ultra-tinguj është përdorur nga gratë
shtatzëna për të parë foshnjet e palindura. Tani, kjo teknologji është
duke u përdorur nga gra e burra paksa të moshuar për t'i dhënë lëkurës
së fytyrës një pamje më të re.
Larraine Gerelik është 61 vjeç.
Miqtë i thonë se ajo duket shumë më e re. Por kur shihet në pasqyrë,
asaj nuk i pëlqen vetja. "Nuk jam e kënaqur me lëkurën e fytyrës, që
është pjesa kryesore e trupit ku femra tregon moshën e saj", thotë
Larraine.
Kështu, ajo mendoi se kishte ardhur koha për një
trajtim të fytyrës dhe shkoi në klinikën e doktor Brian Biesman në
Nashville të shtetit Tenesi. Doktor Biesman përdor një pajisje
kozmetike me ultra-tinguj për tendosjen e lëkurës së fytyrës. Pajisja
krijon nxehtësi dhe lëviz në pjesët ku pacienti dëshiron të përmirësojë
cilësinë e lëkurës. Rezultati është i njëjtë me atë të operacionit
plastik, por pa bisturi. Pajisja i lejon mjekut për të marrë imazhe me
ultratinguj dhe kështu përcaktohet thellësia, energjia dhe nxehtësia e
nevojëshme për trajtimin përkatës. Pajisja është prodhim i firmës
ULTHERA, dhe ka vite që përdoret në disa vende të botës, ndërsa në
Shtetet e Bashkuara vetëm pak muaj, pas miratimit nga Agjencia e
ushqimeve dhe Barnave. Tani për tani, doktor Brian Biesman është i vetmi
mjek në Tenesi që ka në klinikë një pajisje të tillë. Rezultat janë
shumë të mira, thotë ai. Kështu thotë edhe Loarraine, e cila ka trajtuar
fytyrën e saj me ultratinguj. "Trajtimi nuk është pa dhimbje, por
ndryshimi në pamje është i dukshëm", thotë ajo.
voa