UDHEZIME PER PLOTËSIMIN E FORMULARIT A2 2010

 UDHEZIME PER PLOTËSIMIN E FORMULARIT A2 2010

UDHËZIME

 

PLOTËSIMI I FORMULARIT A2

KUJDES NË PLOTËSIM. FORMULARI LEXOHET ME SKANIM.

 

(Këto Udhëzime duhet të fotokopjohen dhe t’u shpërndahen nxënësve)

 

I. TË PËRGJITHSHME

 

1. Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve kandidatë për studime në institucionet e arsimit të lartë publik, sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet si më poshtë vijon:

  1.  
    1. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore(të detyruara dhe me zgjedhje) dhe për programe studimi të caktuara të cilat u nënshtrohen konkurseve, rezultatet e tyre . Përveç këtyre merren në konsideratë dhe plotësimi të kritereve të veçanta, të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    2. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet 10 preferencave të zgjedhura prej tyre. (VKM Nr. 503, datë 16.04.2008)

  1. Për programet e studimit të Akademisë së Arteve, Universitetit të Sporteve të Tiranës, për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte“ të Universitetit të Shkodrës dhe të Universitetit të Elbasanit, për programin e studimit “Arkitekturë” të Universitetit Politeknik të Tiranës si edhe për programin e studimit “Pedagogji e specializuar” e Universitetit të Vlorës merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit. Për programet e studimit të mësipërme, përveç programit të studimit “Pedagogji e Specializuar” dhe “Arkitekturë”, nuk merren në konsideratë rezultatet e provimeve me zgjedhje në procesin e llogaritjes së pikëve.

  2. Për të fituar të drejtën e pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të Shqipërisë, çdo maturant që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet të plotësojë Formularin A2, origjinal.

  3. Formulari A2 është i personalizuar për secilin maturant sipas të dhënave që ai ka plotësuar në Formularin A1.

  4. Për të marrë Formularin A2, maturanti duhet të ketë kryer pagesën prej 2000 lekësh në një bankë të nivelit të dytë dhe të paraqesë faturën e pagesës së kryer. Faturat dorëzohen nga shkollat në Dar/Za dhe administrohen nga Dar/Za-të.

  5. Formulari A2, do të shpërndahet në çdo shkollë.

  6. Para se Formulari A2 t’i jepet maturantit, nga mësuesi kujdestar do të plotësohet me përgjegjësi, pa korigjime NOTA MESATARE. (shpjegimet më poshtë Pika 2).

  7. Formulari A2 do t’i jepet maturantit, duke i mbajtur faturën e pagesës së kryer.

  8. Formulari A2, në pjesën e prapme përmban disa udhëzime të shkurtëra. Në fund janë vendet ku do të firmosen nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës pasi të kenë shkruar emër dhe mbiemër. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Mësuesi kujdestar dhe Drejtori i shkollës mbajnë përgjegjësi për formularët e shpërndarë pasi janë unikë.

  9. Për evidentimin e marrjes nga maturanti të Formularit A2 dhe dorëzimin te mësuesi, do të shërbejë një tabelë që shoqëron Formularin A2 (shpjegimet më poshtë Pika 6).

  10. Ky formular, mund dhe duhet të fotokopjohet nga nxënësit, për t’u ushtruar në plotësimin e saktë të tij, por do të dorëzohet origjinali i plotësuar, pasi fotokopja është e pavlefshme. Leximi i formularit do të bëhet në mënyrë elektronike.

  11. Maturantë: Kujdes në plotësimin e saktë të Formularit A2. Studjojeni, konsultohuni, provoni në fotokopje dhe vetëm pasi të jeni të bindur, plotësoni origjinalin. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një program studimi dhe programin e studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të Formularit A2. Lexoni me kujdes këto udhëzime.

II. SHPJEGIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A2

 

  1. ELEMENTË PERSONALIZUES TË FORMULARIT A2

 

Formulari A2 është prodhuar i personalizuar për secilin maturant të Republikës, që ka plotësuar Formularin A1 dhe figuron në bazën e të dhënave. Të dhënat për nxënësin janë marrë nga plotësimi i Formularit A1.

Në krye të Formularit A2, është sigla e Pranimeve 2010 në Arsimin e Lartë përmes parimit Meritë Preferencë, emri i shkollës, rrethi, qyteti ose fshati, dhe në të djathtë ID e maturantit.

Në pjesën e majtë është vendosur Emri, Atësia dhe Mbiemri i maturantit dhe datëlindja e tij.

Ky konceptim tregon që askush nuk mund të marrë një Formular A2, që nuk i përket atij.

 

  1. NOTA MESATARE :

(E plotëson MËSUESI KUJDESTAR)

 

  • Poshtë emrit të maturantit është vendosur Nota Mesatare e cila duhet plotësuar me shifra dhe me fjalë. Këtu me kujdes dhe përgjegjësi, mësuesi plotëson kutitë me shifra arabe. Shifrat duhet të jenë të qarta, pa korigjime dhe me stilolaps me ngjyrë të zezë. Vetëm në rastin e notës 10.00 mbushen të katër kutitë. Në të gjitha rastet e tjera, nota fillon në kutinë e dytë. P.sh. 6.53 : Shifra 6 shkruhet në kutinë e dytë, kutija e parë mbetet bosh dhe pas pikës shkruhen shifrat 5 dhe 3 në kutitë pasardhëse. Dy kutitë e pjesës dhjetore mbushen detyrimisht, p.sh. nëse nota mesatare është 7, do të shkruhet 7.00; nëse nota mesatare është 8.2, do të shkruhet 8.20.

  • Pasi plotësohen kutitë me shifra, më poshtë, në kutinë para pikës, shkruhet me fjalë pjesa e plotë e notës së mësipërme si p.sh.: dhjetë, shtatë, tetë dhe në kutinë pas pikës shkruhet me fjalë pjesa dhjetore e notës mesatare. Shkrimi duhet të jetë i qartë, i lexueshëm dhe me shkronja kapitale.

  • Kujdes! Nota mesatare është nota e të katër ose pesë viteve të studimit. Është ajo notë që do të vendoset në dëftesën e Pjekurisë për maturantët e këtij viti shkollor. Për nxënësit që kanë mbaruar vitet e kaluara shkollore (2006 – 2007, 2007 – 2008,2008 - 2009), do të merret nota mesatare e shënuar në dëftesë. Për nxënësit që kanë mbaruar para vitit 2007, do të nxirret nota mesatare e katër ose pesë viteve të studimit. Në këtë llogaritje nuk do të merren parasysh notat e provimeve të maturës. Në shkolla, janë dëftesat origjinale për ata që kanë plotësuar Formularin A1, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e notës mesatare.

  • Nxënësi duhet të vihet në dijeni për notën mesatare, që do të vendoset në Formularin A2 të tij.

 

PROGRAMET E STUDIMIT NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË PUBLIK TË SHQIPËRISË.

 

  1. LISTA E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË ME KOHË TË PLOTË NË VITIN AKADEMIK 2010-2011

 

  1.  
    • Lista e programeve të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2010-2011 zë pjesën më të madhe të Formularit A2. Maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë, për të gjetur programet e studimit që preferojnë. Për secilin Universitet Publik të Shqipërisë janë renditur të gjitha programet e studimit. Përpara secilit prej programeve të studimit, ka një numur me 3 shifra, që përfaqëson atë program studimi si dhe një kuadrat bosh.

    • Duke ndjekur me kujdes listën e programeve të studimit, së pari ndaloni në Universitetin ku dëshironi të ndiqni studimet.

    • Lexoni me kujdes programet e studimit të atij Universiteti dhe për një program studimi që preferoni, mbani shënim numrin e programit të studimit dhe emërtimin e tij, p.sh në Universitetin e Tiranës: 011 Kimi Ushqimore. Po brenda të njëjtit Universitet mbani shënim numrin dhe emërtimin e programeve të studimeve të tjera të preferuara, p.sh. 026 Punë Sociale, e kështu me radhë. Mund të mbani shënim numrin dhe emërtimin e programeve të studimit që preferoni në cilindo Universitet Publik, p.sh. në Universitetin Politeknik të Tiranës 069 Inxhinieri Mjedisi.

    • Këto informacione janë të nevojshëm për të gjithë ata kandidatë maturantë që preferojnë këto programe studimi.

    • Kujdes: Gjatë plotësimit të formularit A2 shikoni me kujdes secilin program studimi sepse për Universitete të ndryshme, për disa nga programet e studimit shënohen në kllapa filialet në të cilat këto programe studimi zhvillohen, si edhe kohëzgjatja e studimeve për programe të caktuara.

    • Për zgjedhjen e programeve të studimit, janë dhënë udhëzime në Këshillimin e Karierës, është shkruar në gazetën “Mësuesi”, janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nga APRIAL. Përpiquni të masni forcat tuaja dhe të zgjidhni programe studimi ku keni probabilitet të fitoni duke konsultuar pikët për fituesit e fundit të secilit program studimi të viteve paraardhëse të publikuara në faqen e MASH dhe që i janë bashkangjitur këtij udhëzimi.

    • Në plotësimin e Formularit A2, keni të drejtë të plotësoni 10 programe studimi të preferuara të renditura sipas preferencës tuaj. Këto 10 programe studimi përzgjidhen sipas procedurës së më poshtme.

 

  1. PREFERENCAT

 

  1.  
    • Para se të plotësoni preferencat, konsultohuni me familjen, diskutoni me të afërmit dhe nga lista që formuat me shënimet që mbajtët më sipër, formoni një listë ku programet e studimit i rendisni sipas preferencave. I pari do të jetë programi i studimit që preferoni më shumë, i dyti ai që preferoni nëse nuk do të fitoni në Preferencën e parë e kështu me radhë. Preferenca më e lartë është Preferenca 1. Kjo për arsye se mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet Preferenca 1, nëse aty jeni fitues, aty shpalleni për regjistrim në Universitet. Nëse nuk jeni fitues në Preferencën 1, kontrollohet Preferenca 2 e kështu me radhë deri në Preferencën 10. Shpalleni fitues në Preferencën më të lartë në të cilën keni grumbulluar pikët e nevojshme(kjo preferencë mund të jetë sipas rastit preferenca e parë, e dytë, e tretë e kështu me radhë). Fitues jeni vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera.

    • Procesi i llogaritjeve është plotësisht transparent. Për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara. Në këtë listë evidentohen dhe fituesit. Një kandidat, mund ta shohë veten brenda listës së fituesve, në disa programe studimi, por ai do të jetë fitues vetëm në atë program studimi që i takon preferencës së tij më të lartë në këtë grup preferencash.

    • Pasi të keni vendosur renditjen e programeve të studimit sipas preferencave, nga 1 në 10, vetëm atëherë mund të uleni për të plotësuar Formularin A2 për Preferencat.

 

  1. ZGJEDHJA E PREFERENCAVE

 

  1.  
    • Në të djathtë lart të formularit A2, ndodhen 10 kuadrate me numrat rendorë përkatës nga 1 deri në 10. Këta numra rendorë përfaqësojnë numrin e preferencës. Për plotësimin e këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes.

    • Për secilën preferencë ka 3 (tre) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër e qartë dhe pa korigjime. Numri i formuar, përfaqëson numrin e programit të studimit që keni zgjedhur për atë preferencë. P.sh. në kutinë me Nr. 1 është shkruar shifra 013. Kjo do të thotë që programi i studimit i kandidatit me preferencë të parë (më të lartën) është Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Universitetin e Tiranës.

    • Pasi plotësohen kutitë e të dhjetë preferencave me shifra, do të plotësojmë kutitë para emërtimeve të programeve të studimit me shifrën përkatëse të preferencës. Shifra duhet të jetë e qartë, me stilolaps me ngjyrë të zezë.

    • Nëse në preferencën 1 (në krah të Nr. 1) kemi shkruar 013, do të shkojmë në listën e programeve të studimit dhe do të gjejmë programin e studimit me numur 013. Në kutizën para këtij programi studimi, do të shënojmë numrin 1. Pra në listën e programeve të studimit, numri në kutinë përpara tregon preferencën dhe në numrat e preferencave tregohet numri i programit të studimit. Përputhja duhet të jetë e plotë.

    • Në listën e programeve të studimit, nuk mund të ketë më shumë se dhjetë kuti të plotësuara me shifrat nga 1 deri në 10. Kuptohet që të gjithë kutitë e tjera do të jenë bosh.

    • Vazhdojmë me preferencat e tjera. Në figurë jepet shembulli i mbushjes së preferencave 1, 2 dhe 3, që janë përkatësisht 013 –Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Universitetin e Tiranës; 003 –Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës, 001 –Histori në Universitetin e Tiranës, e kështu me radhë mbushen të dhjetë preferencat.

    • Ja si do të jenë të plotësuara kutitë para programeve të studimit përkatës (Figura djathtas).

    • Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e Preferencave, ndryshe Formulari quhet i pavlefshëm.

    • Në rastet kur keni zgjedhur më pak se 10 programe studimi të preferuara, kutitë e tjera të Preferencave mbushen detyrimisht me shifrën 000. Rekomandojmë të mos humbni mundësi, zgjidhni dhjetë programe studimi.

 

 

 

 

 

 

 

  1. DORËZIMI I FORMULARIT A2

 

  1.  
    • Për secilën shkollë, Formulari A2 është shoqëruar me tabelën ku në krah të çdo ID është regjistruar emri, atësia dhe mbiemri i nxënësit, klasa si dhe dy kolona. Nxënësi firmos kur merr Formularin A2 dhe mësuesi firmos kur merr nga nxënësi Formularin A2, të plotësuar pa gabime dhe korigjime.

    • Tabela origjinale, e plotësuar në këtë mënyrë, dorëzohet bashkë me Formularët A2 të plotësuar në Dar/Za të cilat më pas i përcjellin zyrtarisht në në APRIAL. Fotokopja e tabelës ruhet në shkollë.

    • Nxënësit duhet të fotokopjojnë Formularin A2 të plotësuar dhe ta ruajnë për çdo kërkesë që mund t’i dale në të ardhmen.

 

  1. SHËNIME

 

  1.  
    • Gjatë plotësimit të tabelës, do të vihet re që për disa nxënës nuk është prodhuar Formulari A2. Kjo për arsye se maturanti nuk ka kaluar klasën, rezulton ngelës në të paktën njërin nga provimet e detyruara ose nuk ka të plotësuar me notë kaluese në bazën e të dhënave provimet e detyruara D1 dhe D2.

    • Prodhohen formularë A2 edhe për ata kandidatë që nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje (por kanë nota kaluese në D1 dhe D2) ,sepse preferojnë programe studimi për të cilat nuk llogaritën provimet me zgjedhje, por vetëm notat D1 , D2 dhe pikët e grumbulluara në konkurs.(Artet,Sportet)

    • Vërejtje: Meqënëse sipas shkallëzimit të notave, të vendosur për provimet me zgjedhje Z1Z2 nuk rezultojnë mbetës, të gjithë kandidatët që kanë rezultate në bazën e të dhënave të 2010 për provimet me zgjedhje kanë të drejtë të plotësojnë formularin A2 (pasi të plotësojnë kushtet e lartpërmendura).

    • Formularët A2, të paplotësuar nga maturantët, me procesverbal do të përcillen zyrtarisht në APRIAL nga Dar/Za-të.

 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes