Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Francë ka mbizotëruar sot titujt e gazetave.
Një
zyrtar gjykate tha se prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së
akuzave ndaj një çifti i dyshuar për vrasjen e 8 foshnjeve të
porsalindura. Në qendër të hetimit është nëna e foshnjeve, ndërsa babai
dyshohet se i ka mbajtur trupat e foshnjeve.
Çifti francez, rreth të 40-tave, u arrestua pas zbulimit të eshtrave në dy shtëpi të ndryshme në Viller au Tertre, pranë qytetit Lille, në veri të vendit. Çifti jetonte më parë në shtëpinë ku u gjetën eshtrat në qese plastike. Dje policia, me ndihmën e qenëve të specializuar, vazhdoi kërkimet në banesën aktuale të çiftit. Fqinjët thanë se çifti dukej normal, i sjellshëm dhe simpatik.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |