Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e dielë 1 Gusht 2010.
Gazeta " Shqip"
KUSHTETUESJA, PD BEN HAP PRAPA
Sekretari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Halimi, që nisi sulmet ndaj Presidentit të Republikës Bamir Topi për zgjedhjen e kreut të ri të Kushtetueses, deklaron: Presim propozimet në shtator.
Tituj të tjerë
Trafiku i makinave, denohen blerësit
Pushimet verore rikthejnë radhët e emigrantëve në kufi.
Gazeta "Shqiptare"
DEKLARATA E DIPLOMATIT /AMBASADORËT SHQIPTARË TRAJNOHEN NGA MOSKA
Ambasadori ynë në Rusi, Sokol Gjoka konfirmon bashkëpunimin qeveritar.Përfaqësuesi shqiptar: Traditë e mirë, diplomatët e rinj mësojnë në MPJ-në ruse dhe shumë prej tyre tani janë ambasadorë.
Tituj të tjerë
Topalli kundër Topit:Zbatimi i Kushtetutës nuk është fakultativ.
Nis gara për Magjistraturën, ja dokumentet që ju nevojiten.
Gazeta "Rilindja Demokratike"
BUXHETI 2010, 3 MILIARDE LEKE FONDI PER ISH-TE PERNDJEKURIT
Ministria e Drejtësisë po verifikon 17 mijë dosje që kanë paraqitur dokumentacionin për përfitimin e kompensimit financiar.
Tituj të tjerë;
Zbardhet pasuria e deputetit të Ramës me mbi 8 milionë usd
SHBA:Debat për zbulimin e informacioneve dhe gazetarinë
Gazeta "55"
PD, E GATSHME TE THERRASE PARLAMENTIN, POR PRESIDENTI RUAN ME VULLNET SITUATEN ANTIKUSHTETUESE
Në emër të mazhorancës, deputeti Eduart Halimi ka ritheksuar dje gadishmërinë për të thirrur me urgjencë Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme, sapo presidenti të propozojë emrin e ri të kryetazrit të Gjykatës Kushtetuese, por Bamir Topi po mban pozicionin e pandrshuar të situatës antikushtetuese, duke refuzuar të ushtrojë një kompetencë eksplicite që ia jep kushtetuta e vendit.
Tituj të tjerë;
LSI: Rinisja e protestave të opozitës shpreh mungesën e alternativave
Buxheti 2011, me planifikim për rritje të re pagash e pensionesh.
Gazeta "Panorama"
MOSDEKRETIMI/"FALJET", PD INJOROI OFETEN E PRESIDENTIT
Zbulohet arsyeja sepse Presidenti Topi nuk dekretoi ligjin e ndryshuar për faljet e të dënuarve. Në maj zyra juridike e Presidencës i kishte kërkuar Parlamentit që ligji të miratohej me konsensus nga të dy palët. Ligji është botuar më 26 korrik në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 10 gusht.
Tituj të tjerë;
Bello Rama të bëhet kryeministër jo nga Bashkia
Matura, pas 10 shtatorit shpallen fituesit
Gazeta "Shekulli"
MATURA, SKEMA SI U ZBULUAN KOPJET
MASH:Dyshimi për 634 maturantë dhe ndëshkimi me ulje pikësh për 200 të tjerë.
Tituj të tjerë;
Ushtarakët, si llogariten pensionet.
Kukës, shembet masivi i kromit, vdes 35-vjecari.
Gazeta "Koha Jonëi"
BE: INTEGRIMI I BALLKANIT, MBYLLET NE VITIN 2014
Ministri i Jashtëm grek tha në Prishtinë se, të 27 vendet anëtare pajtohen që prespektiva e rajonit të Ballkanit është integrimi në BE. Greqia, krenare për iniciativën që deri në 2014, t;i japim një dinamizëm këti procesi.
Tituj të tjerë;
Vizita te mjeku, si përfitohet falas, kriteret për emigrantët
Pagat e pensionet rriten më 2011
Gazeta “Bota sot”
MBI MOHUESIT E LIRISË PËR SHQIPTARËT
Thirrja për vazhdimin e robërisë shqiptarëve, për të mos ua kthyer lirinë, është një vullnet sadist, shkatërrimtar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Askush nuk e heton shpëlarjen e qindra miliona euro
Kosova të bëjë një rezolutë të përbashkët shqiptare
Gazeta “Express”
DHURATË GREKE
Greqia është në mes të pesë shteteve të BE-së që nuk e njeh Kosovën. Por, kjo nuk e ka penguar që të mendojë për ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë. Pa sqaruar llojin e negociatave, ofertën greke në Prishtinë e solli diplomati Dimitris Droutsas. Liderët kosovarë shfaqën indiferencë për dhuratën greke. Ata presin njohje nga Athina.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Festa e Filmit
Dyshimet e Sllavishës
Gazeta “Koha ditore”
GREQIA NDËRMJTEËSON DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD
Zyrtarët grekë konsiderojnë se kryeministri i tyre George Papandreu, mund të ketë sukses në nxitjen e një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet në Kosovë pranojnë të bashkëpunojnë me Serbinë, por jo edhe të bisedojnë me këtë shtet për çështje të brendshme. Ata i vënë linja të kuqe edhe çfarëdo bisede që prejudikon “statusin e veçantë” të pjesës veriore të vendit
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Me kërkesë të Rusisë, KS diskuton për Kosovën më 3 gusht
Kërkesë që edhe Lugina të përfshihet në bisedime
Gazeta “Kosova Sot”
800 DOSJE BARTEN NË KATËR PROKURORITË RAJONALE?
Prokuroria më e madhe në vend në sirtarët e saj ka rreth 1000 lëndë për të cilat fare nuk janë nisur procedurat e hetimit. “Kemi kërkuar që 800 lëndë të ndahen në katër prokuroritë e qarqeve të tjera, gjegjësisht 200 në Mitrovicë, 200 në Prizren, 200 në Pejë dhe 200 në Gjilan”, ka thënë kryeprokurori Aleksandër Lumezi
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Droutsas: Mund ta ndihmojmë dialogun
Kthimi nga realiteti
Gazeta “Zëri”
SHTETI I KOLONAVE
Lëvizja nëpër rrugët e Kosovës është bërë e padurueshme. Kolonat e gjata dhe pluhuri janë bërë pjesë e përditshmërisë. Në Prishtinë nuk mund të hysh pa e “shijuar” kolonën
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Athina e gatshme për ndërmjetësim
Lufta për mbijetesë
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |