Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues politikë të Kosovës janë mbledhur sot në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit, në përkrahje të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Pjesëmarrësit kërkuan lirimin sa më të shpejtë të zotit Haradinaj nga paraburgimi në Hagë. Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte.
Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj.
Në rigjykimin e pjesshëm data e të cilit ende nuk është caktuar do të trajtohen akuzat për vrasje, trajtim mizor dhe torturim të të burgosurve në shtabin e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jabllanicë në Kosovën perëndimore.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |