Ngjarja nė Himarė- Arrestohen 7 shtetas dhe njė shpallet nė kėrkim pėr veprat penale tė Vrasjes me dashje dhe Pėrkrahje tė autorit tė krimit

Ngjarja nė Himarė- Arrestohen 7 shtetas dhe njė shpallet nė kėrkim pėr veprat penale tė Vrasjes me dashje dhe Pėrkrahje tė autorit tė krimit

 

Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në sajë të një pune të mirëorganizuar, ka ndaluar sot disa shtetas per perfshirje ne ngjarjen e Himares ku nje person humbi jeten. Te arrestuarit jane:

-Aleksander Gjokaj, 21 vjeç,banues në Vlorë, Bledar Meminaj, 22 vjeç,-Andi Kotorri , 25 vjeç -Juxhin Mustafaraj, 23 vjeç, banues në Tiranë, Dijon Bushi, 19 vjeç, banues në Vlorë-Fabjon Jahaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, -Endrit Salataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, 

 Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi: -Ilir MUKA

 Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të  “Vrasjes me dashje” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, Në datë 12.08.2010, rreth orës 22.00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip Audi, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, ne vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasit Endrit Salataj,  Dijon Bushi dheFabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas, kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës me qëllim fshehjen e tij.

Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në mënyrë intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ilir Muka.

Mësohet se po në datë 12.08.2010, shtetasi Ilir Muka rreth orës 13.00, është konfliktuar për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën.

Ndërkohë, po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos