Berisha: Pėr herė tė parė, Shqipėria ka pritur kėtė vit, mė shumė turistė, se sa banorė ka brenda saj

Berisha: Pėr herė tė parė, Shqipėria ka pritur kėtė vit, mė shumė turistė, se sa banorė ka brenda saj


Duke e vlerësuar zhvillimin e turizmit këtë vit, si një burim shumë të rëndësishëm të ardhurash për ekonominë, Kryeministri u shpreh se ky fenomen jashtëzakonisht pozitiv duhet të ridimensionojë tërësisht qëndrimin e agjencive dhe ministrive për një rritje të mëtejshme të tij.

 

-       Kryeministri theksoi se Investime masive janë adresuar në zonat turistike nga Velipoja deri në Ksamil. Këto investime ne tërësi në infrastrukturë tejkalojnë 1 miliard euro.”

 

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot, mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, gjatë së cilës Kryeministri u ndal në buxhetin e vitit 2011.  Kryeministri kërkoi nga ministritë, që krahas hartimit të buxhetit, në përputhje me strategjitë sektoriale të miratuara, të bëhet riorientimi mëtejshëm i resurseve buxhetore drejt industrisë turistike dhe turizmit. “Turizmi është bërë me një shpejtësi maramendesë, një ndër degët më kryesore të kësaj ekonomie dhe kjo brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtë vit rritja e vizitorëve krahasuar me vitin 2004 mund të arrijë në 12 herë. Ky do të jetë viti i parë, në historinë  e këtij vendi, që Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë, se çka banorë brenda saj. Ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv. Por, përpjekjet e bëra sigurisht kanë qenë të shumta. Investime masive janë adresuar në zonat turistike nga Velipoja deri në Ksamil. Këto investime ne tërësi në infrastrukturë tejkalojnë 1 miliard euro.”

Duke e vlerësuar zhvillimin e turizmit këtë vit si një burim shumë të rëndësishëm të ardhurash për ekonominë, Kryeministri u shpreh se ky fenomen jashtëzakonisht pozitiv duhet të ridimensionojë tërësisht qëndrimin e agjencive përkatëse dhe ministrive për një rritje të mëtejshme të tij.

Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi që në buxhetin e viti 2011 të parashikohet përfundimi i të gjitha impianteve të përpunimit të ujrave, të cilat janë në ndërtim e sipër, në të gjitha zonat turistike. Gjithashtu për sa i përket infrastrukturës, Kryeministri kërkoi të parashikohen të gjitha resurset për kompletimin përfundimtar të saj, jo vetëm drejt zonave turistike, por gjithashtu drejt parqeve arkeologjike, zonave historike, në mënyrë që vizitorët t’i gjejnë sa më lehtë ato. “Çdo vizitor i huaj që vjen në Shqipëri do të donte të kishte mundësi të vizitonte Beratin , Butrintin, Gjirokastrën, pasi këto janë vende tashmë të njohura, për pasurinë e tyre në fondin botëror të kulturës. Në këtë kontekst, duhet të ecim përpara me rrugët, në mënyrë ky fluks I madh vizitorësh ti gjejë  dhe ti arrijë sa më lehtë këto vende.”

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

“Dua të ndalem në një çështje kryesore, një detyrim madhor i cili është buxheti i vitit 2011. Ju sigurisht që keni strategjitë  e sektorëve, të cilave duhet ti përmbaheni në hartimin e buxhetit. Pra buxhetin duhet ta hartoni në përputhje me strategjitë që ju keni miratuar, por kërkesa ime shumë  e veçantë eshtë riorientimi i mëtejshëm i resurseve buxhetore drejt industrisë së turistike dhe turizmit.

Turizmi është bërë me një shpejtësi marramendesë, një ndër degët më kryesore të kësaj ekonomie dhe kjo brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtë vit, rritja e vizitorëve krahasuar me vitin 2004 mund të arrijë në 12 herë. Ky do të jetë viti i parë në historinë  e këtij vendi, që Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë se çka banorë brenda saj. Ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv. Por përpjekjet  e bëra sigurisht kanë qenë të shumta. Investime masive janë adresuar në zonat turistike nga Velipoja deri në Ksamil. Këto investime ne tërësi në infrastrukturë tejkalojnë 1 miliard euro. Megjithatë, rritja është marramendëse, çka do të thotë që secila ministri të investojë në fuqizimin dhe zhvillimin  e kapacitetve turistike të vendit. Nuk mund të mendohet, se me 3,5 milion vizitorë, që vizituan Shqipërinë këtë vit, megjithëse shifrat vijnë duke u rritur vazhdimisht, ky problem mund të marrë përgjigje vetëm nga Ministria  e Turizmit. Ky është një problem shumë kompleks. Ky është një problem, i cili duhet ridimensionojë tërësisht qëndrimin e agjencive tona, ministrive tona, ndaj këtij fenomeni jashtëzakonisht pozitiv. Është një burim të ardhurash jashtëzakonisht pozitiv për ekonominë. Përpjekjet kanë qenë serioze dhe të mëdha, nga të gjitha agjencitë dhe institucionet dhe pse duhet të njohin rritje të shpejtë dhe konsolidim të madh.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos