Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
VARRIMI NË HIMARË ME PARRULLA RACISTE: SHQIPTARËT, DERRA VRASËS
Pamje ekskluzive të ceremonisë për 35 vjeçarin Aristotel Guma, i vrarë një javë më parë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Pagat e reja të tatimorëve dhe krerëve të bashkive e komunave.
Vizita në Majin 59’/ Kujtimet e korçares: Ç’i thashë Hrushovit në vallëzim.
Terrori në Sukth, qeni i policisë kapi grabitësin.
Gazeta "Koha Jonë"
RRITEN PAGAT NË UNIVERSITETE, PËR VENDORËT DHE TË PAPUNËT
Vendimet/
Këshilli i Ministrave vendosi të dyfishojë dhe rrogat për pedagogët në
universitete, kategoritë që përfitojnë. Rritet dhe pagesa e papunësisë,
me gjithë kompensimin, arrin 8100 lekë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Pensioni familjar, kushtet për ta përfituar.
Anëtari i KQZ/ Zguri: Dekreti i Topit i paraprin djegies së fkletëve të votimit.
Nënkryetarja e KQZ/ Subashi: Djegia e fletëve të votimit s’është emergjente.
Gazeta “Shqip”
QEVERIA RRIT RROGAT NË BASHKI E TATIME
Administrata pa dieta, përfitojnë vetëm Policia, Garda dhe SHKB-ja. Vendimi privon nga rritja e pagës krerët e bashkive kryesore. Rritet me 3.2 % ndihma ekonomike për të papunët.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Mbivendosje masive në periferi të Tiranës.
Kuvendi “ngopet" me projektligje.
KQZ nuk gjen paqe për fletët e votimit.
Gazeta “Panorama”
DJE VENDIMI/ QEVERIA RRIT PAGAT PËR BASHKITË DHE KOMUNAT
Tabela me shifrat/ Qeveria rrit mesatarisht 2 mijë lekë pagat e punonjësve të Pushtetetit Vendor.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ristani: Fletët e votimit duhet t’i djegim pas dekretit të Presidentit.
Kushtetuesja: Gjobat nuk kthehen në ditë burgu.
Defekti, bllokohet në det trageti me 123 pasagjerë.
Gazeta “Shekulli”
PAGAT E REJA TË BASHKIVE E KOMUNAVE
Tabelat e plota/ Vendimi i qeverisë, pagat e reja të punonjësve të pushtetit vendor, të ndara sipas posteve të punës. Ndryshojnë kufijtë maksimalë dhe minimalë të pagave për bashkitë e komunat.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Zguri: Kutitë digjen pas dekretit për zgjedhjet.
Qeveria, Berisha tregon histori me shkrimtarë “Gay”.
Invalidët, si merret pensioni i reduktuar.
Gazeta “Mapo”
INCIDENTI I RI/ INSKENIM TË SHTËNASH ARMËSH NË HIMARË
Policia bllokon 3 gëzhoja në hyrje të Himarës dhe merr dëshminë e një personi për një makinë që qëlloi në lëvizje. Dyshimet më të mëdha për sajim të incidentit. Prokuroria e Vlorës nis hetimet për himariotët që bllokuan rrugën më 13 gusht.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Rriten pagat e bashkive dhe komunave, ja tabela.
Toro: PD-ja do ta rivotojë ligjin e pronave. Zgjidhja, në Strasburg.
Gazeta “Rilindja Demokratike”
SHQIPËRIA RENDITET E 57-a, LË PAS KINËN DHE TAILANDËN
Revista
pretigjoze “Newsweek”: Jeni ndër vendet më të mira në botë për të
jetuar. Revista: Shqipëria me një demokraci të re, në fakt tejkalon të
gjtiha vendet e tjera ish-socialiste të Europës juglindore, të cilat sot
kanë të ardhura më të ulëta.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Qeveria vendos rritjen e pagave për pushtetin lokal.
Më shumë turistë se banorë, tejkalohet 12 herë viti 2004.
Miratohet rritja e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia.
Gazeta “Integrimi”
REVISTA “NEWSWEEK”: SHQIPËRIA KA ARRITUR PROGRES NË EKONOMI DHE CILËSINË E JETESËS
Revista prestigjoze amerikane publikon studimin që rendit Shqipërinë ndër 60 vendet më të mira të botës për cilësinë e jetesës. Vlerësohet githashtu edhe progresi për arsim e shëndetësi.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
KQZ: Të respektohen afatet ligjore për përgatitjet e zgjedhjeve lokale
Qeveria rrit ndihmën ekonomike për të papunët.
Viktimat nga përmbytjet/ Meta, letër ngushëllimi për ministrin e Jashtëm të Kinës dhe të Pakistanit.
Gazeta “Zëri i Popullit”
SHPËRTHEJNË PRONARËT E BREGDETIT: BERISHA PO MASKON VJEDHJEN E TOKAVE
Reagojnë ashpër pronarët e tokave në bregdet: Qeveria po na grabit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Opozita: Hetim pasurisë së Vokshit, shkeli ligjin për të fshehur paratë.
Qeveria jep lëmoshë, mashtroi për hapjen e 160 mijë vendeve të punës
Gazeta “Bota sot”
BANDAT E KOSHTUNICËS SHPALLIN “PAVARËSINË E KOSOVËS”
Prapë rebelohen serbët në veri
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Policia e Kosovës nuk është nën kontroll të EULEX-it
Thaçi: Kosova do të triumfojë edhe në OKB
Gazeta “Epoka e re”
FAKTE JO, FJALË PO
AAK-ja dështoi. Asnjë dëshmi për bisedimet
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Presidenti Sejdiu: Nuk ka bisedime sekrete
Rexhepi: serbët provokuan
Gazeta “Express”
GJINI SHOË
Të mërkurën nuk pamë fotografi, incizime, e as nuk u publikuan emrat
e tregtarëve të tokave të Kosovës. E pamë vetëm Ardian Gjinin, nervoz.
Mësohet se AAK është bindur të heqë dorë prej publikimit të “fakteve”
pas disa “takimeve sekrete” me diplomatët e huaj. Kështu përfundoi
stuhia e AAK-së. Ranë në pritën e tyre.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Lugë: Sqarimi i KEK-ut për taksën e RTK-së ka ngatërruar edhe më
shumë qytetarët. KEK-u i ka futur në një thes konsumatorët e vet – si
ata që kanë paguar rregullisht rrymën e shpenzuar me ata konsumatorë që
nuk akne qenë të rregullt. Të djegur janë konsumatorët e rregullt
Kërcënim dhe provokim
Gazeta “Koha ditore”
AAK-ja DËSHTON T’I OFROJË FAKTET PËR BISEDIMET E FSHEHTA
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati premtuar se këtë të mërkurë do
të ofronte fakte për takime të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës me
zyrtarë të Qeverisë së Serbisë. Zyrtari i AAK-së, Ardian Gjini, në vend
të fakteve, ka dhënë një deklaratë se “koha do të vërtetojë” pohimet e
kësaj partie. Qeveria i ka vlerësuar akuzat e AAK-së si shpifje ordinere
dhe ka kërkuar nga AAK-ja që t’u kërkojë falje publike qytetarëve të
Republikës së Kosovës.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rexhepi: Deklarata për pavarësi të veriut ishte provokim
Ministrat vendosin të mos rrinë gojëmbyllur
Gazeta “Kosova Sot”
BIDEDAT SEKRETE, BLOF I OPOZITËS
AAK-ja nuk paraqiti asnjë dëshmi për ato që i quan “bisedime
sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë. Mospublikimin e argumenteve
nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, e arsyetoi me “mosdëmtimin e
interesave të vendit”.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Prokurorët nuk dinë çka janë ankesat!
Rezoluta do ta turpërojë edhe më shumë Serbinë
Gazeta “Lajm”
E MËRKURA FATALE PËR AAK-në
Zyrtarët e AAK-së janë përpjekur ta shtyjnë sa më shumë konferencën e
së mërkurës, kur pritej të ofroheshin fakte siç pretendonin ata, rreth
bisedimeve sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë asnjë dëshmi
nuk u ofrua, zyrtarët e AAK-së këmbëngulin se ka pasur bisedime në të
paktën tri vende. Zyrtarët e Qeverisë kërkojnë nga AAK-ja që të kërkojë
falje publike për shpifjet e bëra.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rënia e inflacionit shqetësim që nuk mund të fshihet
Beson në suksesin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme
Gazeta “Zëri”
AUTOGOLI I AAK-së
Në vend të fakteve të premtuara, AAK përmend takime në tri vende
perëndimore dhe në Budvë të Malit të Zi, filluar nga kryeministri.
Qeveria i quan spekulime
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Ekspertët kundër kredisë për PTK-në
Ministria e Jashtme thotë se Kosova as pas 50 vjetësh nuk do të ketë ambasada në 69 shtete
| Tiranë | 20 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |