Ndërkohë që rezervat ujore nëpër botë janë në rënie, shkencëtarët,
bizneset dhe shoqëria civile po përpiqen të gjejnë mënyra për
shfrytëzimin sa më efikas të tyre për përdorime komerciale dhe private.
Një problem tjetër preokupant janë edhe vërshimet e lumenjve e
përmbytjet, për të cilat po bëhen studime të hollësishme për
parashikimin e tyre dhe përgatitjen e banorëve në zonat e rrezikuara për
të përballuar ndryshimet klimatike. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e
gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për format e
shfrytëzimit dhe ruajtjes së burime ujore.
Për gjatë
brigjeve të Britanisë së Madhe ngritja e nivelit të detit dhe erozioni
jane probleme të përherëshme, duke sjellë shpesh pëmbytje nga lumenjtë.
Lumi Severn, në pjesën perëndimore të Anglisë, ka përmbytur tokat
përgjatë tij për shekuj me radhë.
Shkencëtarët e mjedisit në
Britaninë e Madhe janë duke studjuar historinë e përmbytjeve dhe
erozionit në zonë, duke përdorur fotografi të viteve 40-të dhe filmime
të viteve 60-të.
Ekipe shkencëtarësh në universitete po krijojnë një
fond të dhënash për përmbytjet në të kaluarën, me qëllim që në të
ardhmen të bëhen parashikime më të mira dhe për të ndihmuar banorët e
zonës të përballojnë ndryshimet e mjedisit.
Meqë ndryshimet
klimatike po i bëjnë gjithnjë e më të paparishikueshme forcat e natyrës,
parashikimet e motit dhe një planifikim i kujdesëshëm janë tepër të
rëndësishëm.
Thatësira më e madhe në 50 vjet që ka goditur
rajonet perëndimore, qendore dhe verilindore të Kinës, ka sjellë mungesa
të ujit të pishëm për 10 milionë banorë dhe një humbje ekonomike prej 9
miliardë jenësh.
Për të kursyer ujin e pishëm, Pekini ka ndërmarrë
pojekte për filtrimin dhe purifikimn e ujrave të zeza për larje, për
vaditje dhe për pastrimet industriale.
Në impiantin e pastrimit të
ujrave të zeza në Gaobeidian, më i madhi i këtij lloji, kryhet pastrimi i
vëllimit më të madh të ujrave të zeza të qytetit. Pas veçimit të ujit,
mbeturinat solide të ujrave të zeza transportohen për t’u përdorur si
fertilizatorë në fermat dhe kullotat.
Kina është një nga vendet në
zhvillim që ka mungesë uji të pishëm,ndërkohë që po shtohet numri i
vendeve që gjenden përballë pasojave shkatërruese të thatësirës.
Shmangia
e shpërdorimit të ujit të pishëm është një faktor me rëndësi në
ruajtjen e mjedisit dhe me shtimin e thatësirës nëpër botë, kopshtaria
në zonat urbane ka filluar të ndjejë vështirësi.
Në kopshtin e
famshëm të luleve në Hampton i paraqitet publikut një shembull edukativ
se si vaditja e kujdesëshme jep rezultate.
Projektuesi Paul Stone
shpjegon funksionin e aparateve të qarkullimit të ujit dhe efiçencën e
sistemeve të vaditjes si për përdorime komerciale ashtu edhe private.
Duke shfrytëzuar gravitetin për të gjeneruar rrjedhje, kopështi vaditet
me ujë të qarkulluar, me shumë pak ose aspak burime të jashtme.
Ky
koncept kopshtarie përfshin edhe përdorimin e bimëve rezistente ndaj
thatësirës si dhe shfrytëzimin e hijes si mënyra për ruajtjen e
kopshteve pa u mbështetur vetëm në rezervat e ujit që janë në rënie.
ShtypiDites,voa