Në kuadër të bashkëpunimit teknik me Republikën Arabe të Egjiptit, Qendra Demografike dhe Fondi Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik në Kajro, ofron bursa për studime pasuniversitare në fushën e studimeve demografike për periudhën janar-dhjetor 2011, si më poshtë:
1. Diplomë e Përgjithshme në Demografi;
2. Diplomë e specializuar për zhvillimin e popullsisë, por me
kusht që kandidati të ketë një diplomë të përgjithshme me vlerësimin
minimal mirë;
3. Program studimi për nivelin master në demografi, por me kusht
që kandidati të ketë një diplomë të specializuar në këtë fushë me
vlerësimin minimal mirë;
Kandidatët duhet të kenë diplomë të nivelit të Parë (DNP). Ata, gjithashtu, duhet të kenë njohuri shume të mira të gjuhës angleze, duke qenë se mësimet zhvillohen në gjuhën angleze. Për studime të avancuara për dy programet e fundit (2 dhe 3), kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të veçanta. Preferencë do të kenë aplikantët, të cilët kanë eksperiencë në fushën e demografisë.
Bursa mbulon shpenzimet e udhëtimit, të shkollimit dhe të akomodimit, si dhe shpenzimet e vogla mujore.
Të gjithë personat e interesuar për këto bursa studimi duhet të dorëzojnë një formular aplikimi me të dhënat personale, si dhe një kopje të CV-së në Ambasadën e Republikës së Egjiptit në Tiranë, brenda datës 25 gusht 2010. Formulari i aplikimit mund të tërhiqet pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ose pranë Ambasadës së Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë.
Për një informacion më të hollësishëm lidhur me mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, kontaktoni me Ambasadën e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë.
| Tiranë | 20 | °C | |
| Prishtinë | 19 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 19 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |