Hapet gara pėr operatorin e katert te telefonisė mobile

Hapet gara pėr  operatorin e katert te telefonisė mobile

 Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, miratoi dje hapjen e garës për autorizimin e licensës (3G), që ka të bëjë me përdorimin e teknologjive të brezit të tretë nga kompanitë celulare. Aplikimi i teknologjisë 3G do të sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rrisë shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate. Autorizimi individual për fituesin e garës do të ketë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh dhe gara do të fillojë nga çmimi dysheme prej 12.5 milionë Euro. Tenderi që do të çelet ditët e ardhshme do të administrohet nga AKEP.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos