PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

 Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme:

 

     Gazeta Shqip

 

BUXHETI 2011 MBËRRIN NË QEVERI, TKURREN INVESTIMET

     Ministrat nisin ankesat: Olldashi për Kalimashin, Ruli për ullinjtë, Meta për ambasadat.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

- Rishfaqen mbështetësit e Presidentit Topi
- Prokuroria, probleme me KLSH-në dhe doganat 

     Gazeta "Koha Jonë" 

UNIVERSITETET, SKEMA E LLOGARITJES SË PIKËVE

     Matura Shtetërore 2010, publikohet për herë të parë Libri i Transparencës me pikët e nxënësve që duan të bëhen studentë. Maturantët tashmë mund të përllogarisin vetë pikët me të cilat konkurojnë për në universitete. Skema e llogaritjes për studimet me dhe pa konkurs. Del dhe formulari i Korrigjimit të pasaktësive, u jepet nxënësve për herë të parë.
     
Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

- Rajmonda Bulku: Berisha ndalo masakrën urbane të Ramës
- Edi Rama: Djegia e fletëve të votimit hedh në erë kompromisin

     Gazeta "Shqipare” 

 

 

FLETËT E VOTIMIT RUHEN ME ROJE PRIVATE, JO NGA SHTETI

     Në Lundër, një vit pas zgjedhjeve, kutitë janë vendosur në dy magazina, njëra e rrënuar. Drejtori i magazinave në Lundër, Ndriçim Hasani: Ato janë kompetencë e KQZ-së, s'kemi punë. Edi Rama: Po u dogjën fletët, konsensusi hidhet në erë.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:


- Universitetet, cilin fakultet kanë fituar maturantët e Tiranës
- Kryekomunari i PS në pranga, çoi në Kamëz kundërshtarin

 

     Gazeta “Panorama” 

 

BERISHA PRET SHIRITIN E INVESTIMIT 20 MILIONË EURO TË "BIRRA KORÇA": DIAMANTI I SHIJES

     Gjatë ceremonisë me Kreun e Bashkisë, Peleshi, Kryeministri Berisha tha se eksportet u rritën me 70 për qind  këtë vit.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

- Edi Rama: Do ç'bëjmë koncensionet e paligjshme në 20 vite
- Mediu: Ndotja e mjedisit, do propozoj shkarkimin e kryetarëve

     Gazeta “Mapo” 

 

BIZNESET VIP/ 40 MË TË PASURIT NË SHQIPËRI, KRYESON BECHTEL

     Lista e 40 bizneseve me xhiro vjetore nga 3 në 42 miliard lekë të reja. Taksat e paguara sa 60 për qind e të ardhurave të buxhetit, ose 2 miliard dollarë në vit. Më të mëdhenjtë e tregut, kompanitë e telefonisë celulare dhe importuesit e mëdhenj të karburanteve. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:


- Pensionet e posaçme shtetërore, ja kategoritë që përfitojnë
- Këshilltari Hoxha: Rrëfej dëbimin nga Kalaja e Dodës

     Gazeta "Shekulli"

TË PËRNDJEKURIT, 2 MILIARD LEKË KOMPENSIM 

     Qeveria parashikon që vitin e ardhshëm t'i japë dy miliard lekë të përndjekurve. Në 2010 kompensimi do të jetë 2.2 miliard lekë.


Tituj të tjerë të kësaj gazete:


- Rama: Zyrtarët e korruptuar që u liruan nga burgu
- Pikët e plota për secilin maturant

     Gazeta “Rilindja Demokratike” 

 

 

BERISHA: EKSPORTET JANË RRITUR ME 70 PËR QIND NË 2010

     Gazeta “Integrimi” 

MEDIAT E HUAJA: SHQIPËRIA, VEND I SIGURT PËR INVESTIME

     Gazeta “Zëri i Popullit” 

 

 

EDI RAMA: JA SI BERISHA PO KORRUPTON GJITHË SHTETIN DUKE GRABITUR SHQIPTARËT

     "Gazeta 55"

BERISHA: BIRRA "KORÇA", NJË PIONERE QË PO PËRCJELL SHIJEN SHQIPTARE NË EUROPË

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 21 gusht 2010 në Prishtinë: 

Gazeta “Bota sot” 

A MUND TË MBROHET SOVRANITETI EDHE ME FORCË TË ARMATOSUR? 
Rebelimi serb në veri 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
EULEX paralajmëron arrestime në veri 
Me rrugë të reja po u ofrohemi bukurive të vendit tonë 


Gazeta “Epoka e re” 

ËNDRRA OPOZITARE PËRSËRITET 
Qeska s’i jep pesë pare për opozitën. Thotë se është e drejtë e çdokujt të ankohet 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Hyn si qytetar, sillet si zyrtar serb! 
Arrestohen disa policë serbë dhe qytetarë të Kosovës 


Gazeta “Express” 

PISHMAN? 

Në AAK nuk dëshirojnë më të flasin për bisedimet sekrete. Besnik Tahiri tha se AAK-ja e ka thënë atë çfarë ka dashur të thotë. Deklarimet e fundit të partisë më të madhe opozitare, analisti politik, Ramush Tahiri i sheh si përpjekje e partisë së Ramush Haradinaj për të bërë presion në institucionet shtetërore. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Oferta e fundit 
RTK padit KEK-un 

Gazeta “Koha ditore” 

ESKORTA E KRYEMINISTRIT ANASHKALON KOMUNAT E AAK-së 
Kryetarët e komunave ku qeveris AAK-ja kanë theksuar se kryeministri Thaçi nuk komunikon me ta, madje edhe ministrat refuzojnë t’i takojnë. Po kështu janë ankuar për mungesë përkrahjeje në realizimin e shumë projekteve. Në Qeveri nuk kanë mundur të shpjegojnë arsyet e këtij moskomunikimi. Mirëpo, kanë insistuar se, kur mbështesin projekte komunale, nuk i ndajnë komunat në të PDK-së dhe të AAK-së 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Banka Qendrore ende me guvernator të pranguar 
Siguria e objekteve qeveritare pa zgjidhje të përhershme 

Gazeta “Kosova Sot” 

BE-ja KËRCËNON SERBINË PËR REZOLUTËN 
Përfaqësuesit e pesë vendeve më të zhvilluara të BE-së, po bëjnë përpjekjet e fundit për të ndryshuar tekstin e Projektrezolutës së Serbisë të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata thonë se në rast të mos ndryshimit të qëndrimit, Serbia do të përballet me vështirësi në procesin e integrimeve evropiane 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Tri plagët e sistemit gjyqësor 
EULEX-i transferon dyshimet në AKK 


Gazeta “Lajm” 

AMBASADORËT PRAKTIKANTË 
Performanca e dobët e shumë ambasadorëve të Kosovës vlerësohet se është rezultat i nepotizmit dhe politizimit të diplomatëve të përzgjedhur për ta përfaqësuar politikën e Kosovës. Derisa në Ministrinë e Jashtme thonë se do të bëjnë evaluimin e performancës së stafit diplomati, analistë dhe politikanë nga opozita thonë se qeveritarët është dashur me kohë t’i përzgjedhin njerëzit e duhur 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Koka sekrete e AAK-së 
Kujdes nga mallrat pa etiketa në gjuhën shqipe 

Gazeta “Zëri” 

UP FAL UZURPATORËT 
Rektori Rugova thotë se UP ka probleme me uzurpatorët, e jo me profesorë të cilëve u janë ndarë troje 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Banori Bogdanoviq flet për politikë 
Shkollat ende nuk janë gati 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos