Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e dielë, në shtypin shqiptar:
Gazeta "Shqip":
PS-PD, “DUEL” ME DOSJE KORRUPSIONI
Sulmi politik i Partisë Socialiste mbi deputeten Albana Vokshi dhe bashkëjetuesin e saj Arian Tartari, si subjekti përfitues i kontratave koncesionare, ka transferuar dje objektivin drejt sektorit të shfrytëzimit të ujërave. Nga burimet e naftës ku ai është deri më tani si pjesë e mekanizmave korruptive, një kompani me po atë pronar, ka fituar të drejtën e ndërtimit të 6 hidrocentraleve.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Policia e Gjirokastrës/ Aksioni “Lindja e diellit” korr kanabisin e Lazaratit
Gjumi në rrugë e Janinës u merr jetën pesë shqiptarëve
Rojet tona/ Besëtytni shqiptare në shekullin XXI-të
Gazeta "Shekulli":
BUXHETI, 68 MILIARDË LEKË PËR PAGAT NË 2011
Qeveria parashikon rritjen e fondit të pagave dhe vende të reja pune. Buxheti i vitit të ardhshëm parashikohet të paguajë disa miliardë lekë interesa të kredive të marra nga qeveritë shqiptare. Në total, buxheti i shtetit do të nxjerrë rreth 48.8 miliardë lekë për të përmbushur detyrimet ndaj financuesve të brendshëm dhe të jashtëm.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Të hetohet arkiva e universitetit të Tiranës
Alarmi: Vapa, fluks të helmuarish në spitale
Tiranë/ Humb paratë në baste, vethelmohet
“Gazeta Shqiptare":
KREU I FORCAVE SPECIALE: FNSH AKSIONE ME RREZIK, S’PAGUHET
Thellohet skandali. Afro 150 forca speciale në Shkodër e Fier nuk kanë marrë dietat prej një viti. Ndërsa, efektivët e repartit RENEA dhe repartit të Kombinatit, nuk janë paguar për katër muajt e fundit për të gjitha shërbimet që kanë kryer, duke marrë pjesë në operacione me rrezikshmëri të lartë.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Radisti: Si bënim trafik armësh në diktaturë me Kubën e Fidel Kastros
Milosao/ Pano Taçi: Jeta ime, poezi, burg dhe dashnore
Në Pogradec/ Shoqata e Gjuhetarëve: të huajt po bëjnë masakër
“Koha Jonë":
VOKSHI: RAMA, 100 MILIONË EURO NGA LEJET E NDËRTIMIT
Albana Vokshi ka dalë publikisht për të ofruar fakte mbi afera korruptive, ku tha se rezulton të jetë i implikuar kryetari i bashkisë së Tiranës. Pohimi: Rama bën ortakë në biznese bashkëpunëtorët e tij, për një leje ndërtimi.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Kontrolli/ Zbulohen abuzime tek OJF-të, u hiqen licensat
Këshillat/ Gjithçka duhet të dini për sëmundjet gastrointensinale
Detajet/ Pensioni i reduktuar si përfitohet nga mosha
Gazeta "Panorama"
REFUZOHEN MIJËRA PAGESA, NGEC PROCESI
Aluzini/ Zyrtarët e Agjencisë së Legalizimeve pretendojnë se hapësira ligjore u ka krijuar probleme me shlyerjen e detyrimeve nga familjet e futura në procesin e legalizimeve të godinave. Probleme edhe në pagesat për vilat në bregdet.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Domenika, sherr në pub me Mandin për Seldin, rojet e nxjerrin jashtë
Raissa Arapi, stilistja ruse që pësoi nga origjina
Ramazani, ministri italian i konvertuar në mysliman, falet në Tiranë
Gazeta “Bota sot”
SHTETËSI SHQIPTARE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT?
Një ide për debat
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Flitet vetëm për siguri, e jo për mbrojtje!
Grumbulli me 2500 ankesa presin verdiktin përfundimtar
Gazeta “Express”
HETOJMË EDHE NE
Prokuroria e Qarkut e Prishtinës është duke hetuar 60 raste të dyshimeve që ndërlidhen me korrupsion. Niveli i këtyre hetimeve përfshin persona prej ish- ministrave e deri te punëtorët e kuvendeve komunale. Këto raste janë të ndryshme nga ato të EULEX-it. Kryeprokurori Aleksandër Lumezi flet në Express.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Qortohet Bajrami
Me super kamata
Gazeta “Koha ditore”
AKI-i NËN PRESIONIN E SHIK-ut
Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Gani Geci, është informuar se struktura të caktuara të SHIK-ut janë duke i shantazhuar kandidatët që pretendojnë të bëhen pjesë e AKI-së, por që më përpara nuk kanë qenë pjesë e SHKIK-ut. Shantazhimet, sipas tij, vijnë në forma të ndryshme, por më të theksuara janë përmes letrave.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Milia Millosheviq lobon për ta ruajtur postin policor
Rezultati i gabuar i analizave shtrin në spital një femër
Gazeta “Kosova Sot”
FUND KLANEVE NË POLICI
“Edhe policët kanë të drejtë të kenë bindje politike, mirëpo policët duhet të jenë vetëm policë profesionistë dhe ta kryejnë detyrën e tyre dhe të sillen vetëm si policë të Kosovës. Edhe nëse ka pasur influencë të klaneve të caktuara, duhet të shkrihen. Nëse ka pasur nepotizëm, nisa ka grupe të caktuara qoftë me prapavijë politike, qoftë të interesit apo krimit, këtu do të hetohen të gjithë dhe nuk do të lejohen”, thotë në një intervistë për Kosova Sot, Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Shqipëria, avokate e Kosovës në OKB
Deputetet, jo më emërime politike në borde
Gazeta “Zëri”
AAK KA BËRË GABIM POLITIK
AAK-ja nuk ka prezantuar fakte dhe më mirë kishte qenë të mos dilnin fare sesa të binin pre e presioneve, ka thënë Mimoza Kusari - Lila.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Paga të larta për performancë të dobët
Teatri ka zhdukë paratë e librave
| Tiranë | 20 | °C | |
| Prishtinë | 21 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 21 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |