PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 23 gusht 2010: 

Gazeta “Panorama"
 RRUGËT, TAKSË SHTESË PËR NAFTËN DEH BENZINËN

 

Për mirëmbajtjen vjetore të rrugëve do të duhet të vëndoset një taksë e re për karburantin. Firma konsulente që ka hartuar Planin e ri Kombëtar të Transportit i kërkon Qeverisë rritjen me të paktën 4 përqind të taksës së naftës e benzinës, për të financuar rehabilitimin e rrugëve.

 

Tituj të tjerë:   
Mijra peligrinë, lutje e kurba në malin e Tomorrit
Pallatet, si zgjidhen me ligj ”sherret”mes banorëve 

 

     Gazeta “Shekulli”
 ABDIU:LOJA E BERISHËS ME “DOSJEST”

 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu:Presidneti dhe Parlamenti duhet të kenë ligj organik


Tituj të tjerë:
Durës, 600 pasagjerë në mëshirë të fatit
Librazhd, biznesmeni vret 26 vjecarin

 

Gazeta “Shqip”
KOMISION HETIMOR PËR PASURITË E DEPUTETËVE

Partia Demokratike i kërkoi dje kryetarit të PS-së Edi Ramës, konsensusin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për pasuritë e deputetëve të majtë e të djathtë. 

Tituj të tjerë:
Funerali kthehet në protestë, bllokohet  rruga në Librazhd
Konfindustria:”Trazirat e Himarës rrezik për ekonominë”.

     "Gazeta Shqiptare"

BIZNESMENI RRËMBEN GRUAN E VRET EMIGRANTIN

     Librazhd, pranga Bledar Çelës, ekzekutoi 28 vjearin Artan Berdhashi. 43 vjeçari i kërkoi viktimës të pinte një birrë, për të sqaruar lidhjen me ish- të fejuarën. Banorët bllokojnë rrugën nacionale. Flasin prindërit: Nuk bëjmë vetëgjyqësi, të dënohet vrasësi.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

- Anija luftarake në liqen, Tito protestoi ndaj Enverit në '78  
- Drejtësia, si i mbylli "dosjet" e politikës

     Gazeta "Koha Jonë"

VOKSHI FTESË RAMËS: NË JE BURRË EJA NË DEBAT TELEVIZIV 

     Deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzoi dje kreun e PS-së që drejton dhe Bashkinë e Tiranës, si "gjobëvënësin më të madh në Europë". Nga maxhoranca foli dje dhe deputeti i PD-së Bogdani. Tha se Rama po bën korrupsion duke shkatërruar parkun e lojërave te Liqeni. Boçi propozon komision hetimor për pasuritë e politikanëve. PS: Aferat e maxhorancës, s'kanë të mbaruar. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

- Konfidustria, përdorimi politik i Himarës largon pushuesit
- Bregu: Pse po vlerësohet Shqipëria

     Gazeta Integrimi

LSI: PS TË BASHKËPUNOJË PËR TË MIRËN E VENDIT

     Konferenca për shtyp/ Ardit Çela: Ne shprehim besimin dhe urojmë njëkohësisht, që lidershipi i opozitës të kthehet në rrugën e arsyes dhe të heqë dorë nga politika e vjetër.  

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

- Dritan Ylli: LSI do të arrijë rezultat spektakolar në zgjedhjet vendore 
- Qindra mijëra shtatas të Maqedonisë përzgjedhin Shqipërinë për pushime

     Gazeta 55

ALBANA VOKSHI: EDI RAMA TË MË DALË PËRBALLË NË TV, DO T'I ZBARDH GJOBËVËNIET E TMERRSHME

Gazeta “Bota sot” 
LOBIM NDËRKOMBËTAR KUNDËR REZOLUTËS SERBE 
Vota kundër rezolutës hap dyert e njohjeve të reja 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Amerikanët “punë jashtë orarit” kundër rezolutës serbe 
Turdiu: Si do ta përfaqësojmë Kosovën në OKB 

Gazeta “Epoka e re” 
KASHELASHA E GJINIT, PA ASNJË RRËNJË 
“Epoka e re” zbardh detaje për akuzat e paargumentuara të AAK-së në lidhje me bisedimet e fshehta Kosovë - Serbi, se si lindi kjo ide dhe çfarë pakënaqësish shkaktoi brenda kryesisë së kësaj partie 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
SHBA i kërkon Spanjës ta njohë Kosovën 
Hoxhaj takon përfaqësuesit e SBASHK-ut 

Gazeta “Express” 
SHKUNDET AAK 
Shkuarja e Ramush Haradinajt në Hagë dhe menaxhimi i çështjes së bisedimeve sekrete kanë shkundur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Në këtë parti thuhet se aktualisht ka telashe mes Blerim Shalës dhe disa anëtarëve të vjetër të Kryesisë. Ata ndihen të anashkaluar nga Nënkryetari i Parë. Ahmet Isufi dhe Burim Ramadani thonë se në AAK gjithçka është në rregull 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rahoveci në hall 
Flasin me 9 shtator 

Gazeta “Koha ditore” 
PROPOZIM – REZOLUTA FTOH RAPORTET E UASHINGTONIT ME SERBINË 
Sipas ekspertëve, Amerika e sheh propozimin e Serbisë si një akt armiqësor. Diplomatët amerikanë janë duke punuar për ta pamundësuar jetësimin e propozimit serb, i cili Serbisë mund t’ia vonojë edhe integrimin evropian 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Ministria në pritje të dëshmisë së Qeskës 
Autostrada urbane me “policë të shtrirë” 

Gazeta “Kosova Sot” 
SHTATORI, KTHESA PËR LIBERALIZIMIN 
Ministri i Integrimeve Evropiane. Besim Beqaj, në një intervistë për “Kosova Sot” thotë se është premtuar nga Komisioni Evropian që deri në fund të verës së këtij viti të jepet udhërrëfyesi apo strategjia e liberalizimit të vizave 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Ndërrimet në ambasada, pas Asamblesë së OKB-së 
Hillari Kllinton i kërkon Spanjës njohjen e Kosovës 

Gazeta “Lajm” 
ANKTHI PAS PAMFLETIT SERB 
Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës janë lodhur nga provokimet e ekstremistëve serb, siç ishte së fundi edhe publikimi i pamfletit të “pavarësisë serbe të veriut”. Ndonëse me tensione, Policia konsideron të qetë dhe stabil gjendjen e sigurisë në veriun e Mitrovicës 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Amerikanët punojnë “jashtë orarit” për të parandaluar rezolutën 
“Ferronikeli”, ky ndores i madh 

Gazeta “Zëri” 
SHQIPËRIA NË OFENSIVË PËR 9 SHTATORIN 
Shteti shqiptar ka lëshuar në funksion tërë kapacitetin diplomatik për të penguar projekt – rezolutën serbe 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
Kërcënojnë mësimdhënësit 
Shala e do Rafunën për drejtor 


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos