Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme:
Gazeta Shqip
BERISHA: ME RAMËN BËRA REFORMA TË MËDHA
Kryeministri: Zgjidhja e krizës, afër një përgjigjeje përfundimtare, PS: Vetëm kur të hapen kutitë. Presidenti Topi paralajmëron partitë: Dialogu pa fund dhe pa zgjidhje, jo racional. T'i hapin rrugë integrimit, t'i kontribuojnë komunikimit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Bluzat e bardha, kreditet për të mbajtur vendin e punës
- Operatorët: Dyshime mbi "bumin" turistik
Gazeta "Koha Jonë"
PD: BERISHA NDAL MASAKRËN 30-KATËSHE TE DIGA E LIQENIT
Demokratët, akuza bashkiakut të Tiranës, Rama: S'lejojmë masakrën urbane. Bëj transparencën e pasurisë dhe lejeve të ndërtimit. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ka kërkuar dje shefit të qeverisë të ndalë betonizimin e parkut të çlodhjes te Liqeni Artificial: I kërkojmë kryeministrit, të mos lejojë katastrofën.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Përdorimi i gazit në të gjithë vendin, qeveria nis projektin
- Manjani: Parkimi me pagesë, Rama po mbledh fonde fushate
"Gazeta Shqiptare"
I ARRESTUARI I "PESHKËPISË" FREDI BELERI: GUMËN E BËNË NJËSH ME BALTËN
Kreu i Shoqatës "Himara": Tani do të punojmë për Vorio-Epirin. Ceremoni përshpirtje në vendin e aksidentit.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Gjeografia maqedonase: Shqiptarët, prejardhje rome, turke e çekreze
- Burgaj: Gjoba kush mban uniformë jashtë orarit
Gazeta “Panorama”
28 MILIONË USD/ TË PËRNDJEKURIT, LISTA ME 732 PËRFITUESIT E RINJ
Qeveria miraton dëmshpërblimin financiar për 732 të përndjekur politik. Gazeta boton emrat e përfituesve, vitet e dënimit dhe sasinë e parave që do të marrin. Në total do shpërndahen 28 milionë USD. Qeveria do të dëmshpërblejë edhe familjet e ish-gjeneralt Teme Sejko, Ymer Dishnicës dhe shkrimtarit Kasem Trebeshina. Kushtet për të përfituar dhe ndarja e kësteve në 8 pjesë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Berisha: Kompromisi me PS? me Ramën kam bërë reformat më të thella në karrierën time
- Ilir Kumbaro arrestohet sërish në Londër
Gazeta “Shekulli”
TOPI: "DIALOGU" MES PS E PD S'KA VLERË
Berisha: Kemi dialog konstant me opozitën. Topi: Kur ka dialog pa fund dhe pa zgjidhje, nuk jemi më racional.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Kompensimi për 732 të përndjekur
- Mbyten në det 2 anijet dhuratë për Shqipërinë
- Meta: Do ndryshohet ligji për shërbimin e jashtëm
Gazeta “Mapo”
PROKURORIA: POLITIKANËT NDRYSHOJNË AKUZAT KUR VIJNË KËTU
Korrupsioni, nis hetimi. Sekuestrohen kasetat filmike me akzuat të ndërsjellta për korrupsion me koncensionet dhe lejet e ndërtimit, por Prokuroria është skeptike për suksesin e hetimit. "Akuzuesit politikanë ndërrojnë thëniet në prokurori".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Shamata: Si do shpërndahen fituesit dhe plotësimi i vendeve bosh
- Topi mandaton peçin për negociata me partitë
Gazeta “Rilindja Demokratike”
BERISHA-AMBASADORËVE: PROMOVONI POTENCIALET EKONOMIKE QË KA VENDI
Kryeministri kërkon nga diplomacia të vazhdojë të konsolidojë si përparësi të madhe drejtimin ekonomik, si dhe të promovojë njohje të reja për Kosovën. "Drejtimi ynë kryesor është integrimi në BE dhe intesifikimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. "Interesi i shqiptarëve është paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
- Gati projektet madhore për impiantet e gazifikimit në vend
- Këshilltarët e PD: Formulari i Ramës për adresat cënon fshehtësinë e votës
Gazeta “Integrimi”
META: INTEGRIMI EUROPIAN DHE KOSOVA, KRYEPRIORITETE TË DIPLOMACISË SHQIPTARE
Gazeta "Zëri i Popullit"
"VOKSHI" NUK NGOPET. FAMILJA DEMA: NA GRABITI PRONËN E NA TREGOI BËRRYLIN!
Gazeta 55
BERISHA OFRON KOMPROMIS, POR OPOZITA NUK DEL NGA KUTIA
Gazeta “Bota sot”
ZANIERI “SPIUNON” KOSOVËN NË SERBI
Vizitë e fshehtë e shefit të UNMIK-ut në Beograd
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: I keni ditët e numëruara
Policia kërkon 16 milionë euro shtesë për sigurinë në Kosovë
Gazeta “Epoka e re”
MIQTË LETRA BOTËS
Lobimin kundër projektrezolutës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e kanë marrë personalisht mbi supe sekretarja e Shtetit Hillari Klinton dhe shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe Wiliam Hague.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sejdiu, i pakontestueshëm në LDK
Ndahen edhe pesë milionë euro për Veriun
Gazeta “Express”
DËSHTIM I SIGURT
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës shprehen të bindur se projektrezoluta serbe e ka të sigurt dështimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Paraqitje e Blinduar
Flasin për dialog
Gazeta “Koha ditore”
OFENZIVË KUNDËR REZOLUTËS SERBE
Autoritetet kosovare kanë theksuar të mërkurën se të gjitha veprimet finale kundër votimit të projektrezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme po i zhvillojnë në koordinim me vendet e Quintit.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Qeveria ndan pesë milionë euro për Veriun
Berisha: diplomacia shqiptare në shërbim të Kosovës
Gazeta “Kosova Sot”
EDHE 4 VOTA PËR TË HYRË NË BERZH
Kosovës i duhen 2/3 e votave (42vota ) të anëtarëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe zhvillim. 38 vende që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe të cilat janë anëtare të në këtë bankë janë të sigurta, por nevojiten edhe 4 vota. Pritjet janë optimiste.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
24 orë ‘online’ kundër rezolutës së Serbisë
Pesë milionë euro për Veriun
Gazeta “Lajm”
FATI I ASETËVE NË DUART E POLITIKANËVE
Ndonëse ka filluar vala e privatizimit të asketëve të Kosovës që gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë, deri më tani nuk ka asnjë ofertues që e ka shprehur gatishmërinë për t’i blerë këto ndërmarrje.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vendi i Kosovës së lirë
Mungesa e opozitës në lobim
Gazeta “Zëri”
PDK E LDK TESTOJNË VETVETEN
Partitë në pushtet po shkojnë drejt zgjedhjeve, të cilat, vështirë se do të befasojnë dikë për të mirë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Rahoveci: Thaçi është i plotfuqishëm
550 mijë euro për super këshilltarin e PTK
| Tiranë | 22 | °C | |
| Prishtinë | 21 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 21 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |