Ministri i Jashtëm i Gjermanisë po i bën thirrje Serbisë të heqë dorë nga pretendimi ndaj Kosovës dhe të përqëndrohet tek përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Ministri gjerman Guido Westerwelle i tha zyrtarëve serbë gjatë një vizite sot në Beograd, se pavarësia e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga 69 vende të botës, është një realitet i pamohueshëm. Ai tha po ashtu se zyrarët e BE-së janë të gatshëm të ndërmjetësojnë bisedimet e drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori vendimin se deklarimi i pavarësisë nga Kosova në vitin 2008 NUK përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Pas këtij vendimi, Serbia dërgoi një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku dënon pavarësinë e Kosovës.
Ministri gjerman Westerwelle e kritikoi sot Beogradin që ja ka çuar ankesën organizatës botërore, në vend që t’ja çojë Parlamentit Evropian. Ndërkohë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një nga organizatat studimore kryesore po i bën thirrje Prishtinë dhe Beogradit të shfrytëzojnë momentin për bisedime të reja për arritjen e një kompromisi.
| Tiranë | 22 | °C | |
| Prishtinë | 21 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 21 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |