PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme

 

Gazeta "Koha Jonë" 

ZGJEDHJET , AMBASADORI I BE: KAPËN STANDARDET
Kryediplomati evropian në vendin tonë, Helmut Lohan, i tha dje kryeministrit në takimin e lamtumirës, se vlerësonte punën e bërë për ndryshimin e modernizimin e vendit për përmbushjen e kritereve, për liberalizimin e vizave.

 

 

 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
LSI: Rama e lexon gabim rezolutën e PE
PS: Kuvendi të nisë punën me kutitë

"Gazeta Shqip"

BERISHA RRIT PAGA, HEQ KESHILLTARE
Kryeministri u heq ministrave këshilltarët e jashtëm dhe shton pagat mujore të zyrtarëve të lartë të kabineteve në qeveri

 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ish-zyrtari i MPJ-së, menaxhues i organizatës
100-vjetori: Nënë Tereza Shenjtorja e dhëmbshurisë

 

 

 

Gazeta “Shqiptare” 

 

 

EKSKLUZIVE/ PLAKAT ZHVARROSIN GREKET
Laver Bariu i bie klarinetës gjatë nxjerrjes së eshtrave. Marrja e kockave në Përmet, shkelet Kodi Penal

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Pagat në gjykata, gardë, prefektura, diplomaci dhe administratë
Forum intelektualesh/ "Gjeografia" maqedonase, flasin Marashi, Meta e Milo

 

 

 

Gazeta “Panorama” 

OPINION NGA SALI BERISHA: SHQIPTARËT PËRKULEN PARA NËNË TEREZËS
Shqiptarët kudo që janë përkulen me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj bijës së tyre më të madhe, më të famshme, simbolit më të përsosur të moralit dhe të emrit shqiptar, Nënë Tereza.

 

 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Zbardhen tabelat me shtesat e pagave për gjyqsorin, ushtarakët dhe nëpunësit civilë në drejtoritë e përgjithshme që varen nga Kryeministria

 

 

Gazeta “Mapo” 

TOPI E RAMA BOJKOT PRITJES SE BERISHES PËR NËNË TEREZËN
Presidenti dhe kreu i opozitës Edi Rama, dy mungesat e mëdha në pritjen e Kryeministrit për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Në mesditë, Topi dhe Rama, së bashku në ceremoninë në Presidencë. Berisha: Nënë Tereza nuk më lejoi t'i kërkoja ndjesë publike për qëndrimin e diktaturës.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Vendimi, ja pagat e reja të administratës
Hetimi i zgjedhjeve, zbardhen negociatat sekrete PD-PS

 

 

 

Gazeta “Rilindja Demokratike”

 

 

 

100-VJETORI I KËRKOHET VATIKANIT TË SHPALLË SHENJT, NËNË TEREZËN

Gazeta “Integrimi”

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI, LUAN RAMA: TË ZBATOHET REZOLUTA E PARLAMENTIT EUROPIAN

 

 

Gazeta “Zëri i Popullit” 

KORRUPSIONI, ATY KU SEKRETET E FAMILJES BËJNË "LIGJIN" E PRONAVE

Gazeta “Bota sot” 
KU JANË “TRETUR” MILIONA EUROT E KONFERENCËS SË DONATORËVE? 
Dy vjet më pas... 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Nënë Tereza, ajo u takon të gjitha feve, ajo është shqiptare 
Historiografia marksiste ka rrëzuar gurë mbi personalitetet e shquara shqiptare 

Gazeta “Epoka e re” 
AS SHKËMBIM TERRITORESH, AS STATUS SPECIAL PËR VERIUN 
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar raportin e fundit për Kosovën. Në këtë rast janë propozuar tri zgjidhje për veriun si dhe fillimi i bisedimeve teknike. Përfaqësuesit e Kosovës të vetmen zgjidhje për veriun e shohin Pakon e Ahtisarit 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Beogradi të pajtohet, Kosova është shtet 
Kujtohet misionarja e bamirësisë 

Gazeta “Express” 
GJUHA E SERBISË NË RAPORTIN E ICG-së 
Autonomi për veriun. Shkëmbim territoresh. Negociata pa përjashtuar asnjë temë. Këto janë disa nga rekomandimet e Grupit Ndërkombëtar të Krizave që nxitën reagime të menjëhershme dhe të ashpra. Kryeministri Hashim Thaçi këmbëngul se autonomi dhe shkëmbim territoresh nuk do të ketë kurrë. Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, raportin e ICG-së e quan huqje të madhe. E ambasadori Albert Rohan, për Express, vlerësoi se ICG foli me gjuhën e Serbisë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Mesazhi i Berlinit 
Aksioni i harruar 

Gazeta “Koha ditore” 
PRISHTINA DHE BEOGRADI SHTYHEN ME PARE PËR BESIMIN E SERBËVE TË KOSOVËS 
Një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro për të mbështetur projekte infrastrukturore në Mitrovicë. Të enjten, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që serbëve të Kosovës të vazhdojë t’u paguhet shtesa në pagë që ishte ndaluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Menjëherë pas kësaj është mbledhur Qeveria e Kosovës për të ndarë edhe 13 milionë të tjerë, mbështetje të komunave serbe 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Sinjale për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia 
Banka e Luksemburgut për 3 ditë “ngriu” mjetet e BQK-së 

Gazeta “Kosova Sot” 
GJERMANIA PROPOZON BISEDA PRISHTINË-BEOGRAD NË BRUKSEL 
“Dialogu për çështjet praktike dhe kushte më të mira për jetë është i domosdoshëm. Bashkimi Evropian konsideron se shanset për mbajtjen e një tryeze bisedimesh janë në Bruksel jo në Nju Jork”, tha ministri i jashtëm gjerman në Beograd. Ai i kërkoi Serbisë ta njoh pavarësinë e Kosovës 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
GNK propozon autonomi, kundërshton Thaçi 
Avokatët ofrojnë përfaqësim ligjor joefektiv 

Gazeta “Lajm” 
EMISAR I KUJT? 
Qeveria e Kosovës vlerëson se shefi i UNMIK-ut mund të shkojë sa herë të dojë në Beograd, mirëpo ai nuk ka asnjë kompetencë të flas në emër të Kosovës. Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, vizitën e Zannierit e sheh si përpjekje për integrimin e veriut të Kosovës. Mirëpo zëdhënësi i UNMIK-ut nuk e përjashton mundësinë që ky mision të ketë rol ndërmjetësues për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Në tregun e BE-së me mallra cilësore 
S’ka se si të harrohet çfarë tha GJND-ja më 22 korrik 

Gazeta “Zëri” 
RAPORTI I DHIMBSHËM I ICG-së 
Plani i Ahtisaarit, autonomia e zgjeruar apo shkëmbimi i territoreve, janë tri opsionet e ICG-së për veriun 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
PDK e LDK shkelësit më të mëdhenj 
Syneti fatale pë familjen Kelmendi 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos