Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e deputetes Ermonela Felaj:
Tani që edhe vetë Ministrja e Integrimit zonja Majlinda Bregu e pranoi përfshirjen e kunatit të saj, vëllait të bashkëshortit, si aksioner në koncesionin për ndërtimin e një numri hidrocentralesh, dëshirojmë t'i drejtojmë tre pyetje të reja Madame 15 përqindshes:
Së pari. Zonja Ministre, nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, na rezulton se kunati juaj deri më sot është marrë me biznes diskosh dhe mobiliesh. Më saktësisht, shtetasi Hektor Beqir Ajazi është pronar dhe përfaqësues ligjor i firmës ZIPPO dhe firmës HEKTOR AJAZI.
Duke qenë se mesa dimë ne, dollapet dhe muzika nuk kanë lidhje me prodhimin e energjisë hidrike, a mendoni zonja Bregu se përveç të qenit kunati i ministres, Hektor Ajazi ka patur ndonjë kualifikim tjetër për të përfituar koncesionin e hidrocentraleve?
Së dyti, zonja Ministre. Dje ju pranuat publikisht se kunati juaj është aksioner vetëm me 15 përqind në vetëm 1 hidrocentral. Më duket se po bëni të njëjtin gabim si kolegia juaj Vokshi, zonja Ministre. A jeni plotësisht e sigurt se koncesioni në fjalë parashikon ndërtimin e veç një hidrocentrali, apo më shumë se kaq?
Së treti, zonja Bregu. Dje përjashtuat kategorikisht lidhjen e bashkëshortit tuaj, Namik Ajazi, me ndonjë kompani aktive në fushën e energjisë. Zonja Bregu, jeni e sigurt për këtë deklaratë tuajën? E keni pyetur mirë bashkëshortin?
Zonja Ministre, ju sugjerojmë të konsultoheni edhe njëherë me kunatin dhe bashkëshortin, që më pas të na ktheni ne dhe shqiptarëve një përgjigje më të sinqertë se ajo e djeshmja.
Tani zonja Bregu, po ju drejtohem si grua dhe si nënë. Unë në profesion jam juriste dhe nuk do të heq dorë së denoncuari të gjitha rastet korruptive të kësaj qeverie, ku ju bëni pjesë. Ndërkohë, ju bëni mirë të mos vazhdoni të villni baltë e vrer nga goja, por të nxirrni nga barku lepurin e korrupsionit që po shkatërron e përvetëson çdo pasuri të shqiptarëve.
| Tiranë | 22 | °C | |
| Prishtinë | 21 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 21 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |