PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesor të shtypit shqiptar, publikuar ditën e djelë, 29 Gusht, 2010

    Gazeta “Panorama”

 

TASK-FORCE, HEC-et, SEKUESTROHEN DOSJET E KONCESIONEVE
Pas akuzave të dy javëve të fundit mes deputetëve të PS dhe PD për korruspion  me koncesionet e hidrocentraleve, Prokuroria ka marrë në Ministrinë e Ekonomisë, dokumentet e viteve 2007-2009.

 

Tituj të tjerë:    
Fushë-Arrëz/Aksidentet, banorët protestë në rrugë, policia ndalon 3 vetë

Verifikimi i titujve të pronësisë së ligjit 7501, ngec procesi 

 

     Gazeta “Shekulli”

KQZ: FLETËT JANË MATERIALE ZGJEDHORE
Kryetari i KQZ-së Arben Ristani tha dje se institucioni që ai drejton me daljen e dekretit të Presidentit do të vijojë planin e punës për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

 

Tituj të tjerë:
Prokuroria sekuestro materialeve të Vokshit
Pacientët e dializës, transport falas në spitalet ku mjekohen

 

Gazeta “Shqip”

KONCESIONET, RAPORTI QË DEONONCOI PARREGULLSITË
Dhënia me koncesion e pasurive shtetërore është vlersuar si një problem nevralegjik në tërësisnë e tij dhe nga raporti vjetor i Avokatit të Prokurimeve Publike

Tituj të tjerë:
BE paralajmëron:Kujdes azilin; Basha: vendimi në tetor-nëntor
Tetori, shansi i dytë  për maturantët mbetës 

 

Gazeta “Koha Jonë”

 

BASHA:VIZAT, VENDIMI I BE MERRET KËTË VJESHTË
Në forumin e Austrisë, Kryeministri merr mbështetjen për integrimin e vendit në familjen europiane .Shpreh angazhimin e qeverisë për cdo reformë që të shndërrojë në realitet projektin më të madh të shqiptarëve”

 

Tituj të tjerë:
PS bllokon rrugën, asnjë familjar i aksidentit prezent
LSI vlerson qëndrimin e Ruçit

 

Gazeta Shqiptare

PROKURORIA, BLLOKIM NË QEVERI “KONCESIONEVE”
Akuzat PD-PS, task-forca do të bllokojë praktikat që u denoncuan si korruptive.Hetuesit do të marrin në pyetje deputetët e të dy krahëve dhe biznesmenët e përfolur.

Tituj të tjerë:
Shqipëria, me dy delegacione në OKB
Shefi i klinikës në QSUT:Alkoli duhet lënë gradualisht

 

Gazeta” Rilindja Demokratike”

 

APARTAMENTET, 20 % MË TË LIRA PA GJOBAT E “LEPURUSHËVE” TË RAMËS.
Përveç përqindjes që i takon pronarit të truallit, ndërtuesit duhet të paguajnë 20% të vlerës së ndërtimit tek “leprat” e Ramës.Kjo është gjoba më e rëndë për ndërtuesit.

Tituj të tjerë:
Berisha në Austri, mbështetje për heqjen e vizave dhe BE-në
BSH: Eksportet shqiptar pritet të kalojnë vlerën e 1 miliard eurove

Gazeta “Bota sot” 
NJË OJQ NDËRKOMBËTARE QË SYNON RRËNIMIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS 
Hidhen poshtë propozimet e GNK-së 
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Një komb pa libër të përbahskët të historisë 
Rexhepi: Nuk hetojmë autorët e dokumentit në veri 
Gazeta “Express” 
AVENTURA KRIMINALE 
Dy të dyshuar për vrasjen e Ramadan Gashit në shtëpinë e tij, Shaqir Kuçi dhe Alfred Zylfaj, ishin arratisur në Ulqin. Bashkë me policinë e Malit të Zi dhe ndihmën e qytetarëve, Policia e Kosovës arriti që pas 16 ditësh ata t’i sjell të prangosur në Kosovë. Express sjell rrëfimin e aventurës kriminale, që nisi e përfundoi në Vragolli 
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
E mashtrojnë Isën 
Reformat, pas pushimit 
Gazeta “Koha ditore” 
MILIONAT PËR KOMUNAT SERBE PAS PRESIONIT NDËRKOMBËTAR 
Trembëdhjetë milionët për investime në komunat e banuara me shumicë serbe Qeveria e Kosovës i ka ndarë me urgjencë pas presionit që ka bërë ICO-ja, ka thënë për gazetën një zëvendësministër në kushte anonimiteti. Në ICO mbështesin këtë investim, por nuk kanë dhënë përgjigje nëse kanë qenë ata që ia kanë kërkuar këtë Qeverisë. Për shkak të urgjencës së vendimit, kurrkush në Qeveri nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se nga cilat linja buxhetore do të sigurohen këto mjete 
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Kompromis për rezolutën mes Serbisë, BE-së e SHBA-së 
Nxiten ministrat për më shumë punë për Raportin e Progresit 
Gazeta “Kosova Sot” 
GJUNJËZOHET SERBIA, BISEDA NË BRUKSEL PËR REZOLUTËN 
Presidenti serb ka paralajmëruar biseda në Bruksel lidhur me rezolutën për Kosovën, pas presionit të madh të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për heqje dorë nga rezoluta ose ndryshimi i saj. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
PDK-ja ‘harron’ kongresin 
Mbi 53 milionë iu paguan BB-së borxh i ish- Jugosllavisë 

Gazeta “Zëri” 
KOSOVA ËSHTË GATI 
Ministri i Integrimeve, Besim Beqaj thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Ai pret që Raporti i Progresit të tregojë punën e mirë të qeverisë 
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
Rrushi i Kosovës mbetet i pashitur 
Shkodranet, nuse të serbëve të Bajës 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos