Policia: Shperblim per gjetjen e vrasesit te policit rrugor

Policia: Shperblim per gjetjen e vrasesit te policit rrugor

Rreth orës 02.20’ të ditës së sotme në fshatin Reç, Komuna Shkrel të rrethit Malësi e Madhe, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë në krye të detyrës, me armë zjarri, punonjësi i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër, Inspektor Kolë Ndreshaj

Për zbardhjen e këtij krimi të rëndë dhe identifikimin e kapjen e autorëve është ngritur një grup i posaçëm hetimor në përbërje të të cilit janë specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, prokurorë të Prokurorisë për Krime të Rënda, si dhe specialistë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë vënë në dispozicion 5 milionë lekë të rinj për këdo që do të japë informacion të vlefshëm lidhur me autorët e vrasjes së punonjësit të policisë Kolë Ndreshaj. Ftojmë qytetarët të informojnë në numrin e telefonit 0694105324.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos