Punonjësit e administratës shtetërore, duke nisur nga 1 shtatori, do të
mund të marrin shtesat në pagat e tyre për vitin 2010, të miratuara në
muajin korrik nga qeveria. Nga vendimi i qeverisë, paga minimale u rrit
me 5.6% në krahasim me atë ekzistues. Pagat maksimale u rrit vetëm me
2%. Punonjësit e shërbimit civil përfituan një rritje nga 4-7%,duke
mbajtur nivelet më të larta. Pagat e punonjësve të ushtrisë me grada,
sipas hierakisë, u rritën nga 2-7%. Arsimtaret përfituan një rritje prej
6% të nivelit të pagave, mjekët do të kenë një rritje prej 12%, kurse
infermieret prej 10%.
ShtypiDites