Shtatë ushtarë amerikanë humbën jetën nga 2 shpërthime të veçanta bombash në anë të rrugës në Afganistanin jugor.
NATO-ja tha se një prej sulmeve të sotme vrau 5 ushtarë. Aleanca perëndimore nuk dha hollësi të tjera.
Dëshimtarët njoftuan se panë një autoblindë amerikane, e cila kishte
marrë zjarr, pasi goditi një bombë në anë të rrugës në qytetin e
Kandaharit. Por nuk është e qartë nëse ky incident është njëri prej
sulmeve të njoftuara nga NATO-ja.
Vrasjet e sotme e çojnë në 14 numrin e ushtarëve të NATO-s të vrarë në 3 ditët e fundit.
Po sot më herët në Afganistanin lindor, një sulm me makinë bombë vrau një shef distrikti dhe plagosi të paktën 4 persona të tjerë në kryeqytetin Xhalalabad të provincës Nangahar.
Shpërthimi i sotëm ndodhi ndërkohë që shefi i distriktit Lal Pur,
Syad Mohammad Palawan po shkonte në zyrën e guvernatorit të provincës.
Autoritetet
thanë se bomba ishte vendosur në makinën e shefit Palawan, nga e cila
vetë shefi u vra dhe u plagosën të paktën 3 prej rojeve të tij.
| Tiranë | 22 | °C | |
| Prishtinë | 22 | °C | |
| Ulqin | 21 | °C | |
| Shkup | 22 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |