Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së inspektorit të policit Kolë Ndreshaj, i cili humbi jetën natën e një dite më parë në Shkodër.
Në mesazhin e dërguar Kryeministri Berisha shprehet:
“ Të dashur prindër, familjarë të insepktorit të policisë Kolë Ndreshaj.
Atentati ndaj djalit tuaj, ndaj njeriut tuaj më të dashur Kolë Ndreshaj, përbën një akt kriminal të shëmtuar që do të marrë ndëshkimin më të rreptë.
Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta të miat dhe të qeverisë, ndaj me ju dhimbjen dhe zinë e kësaj humbje të rëndë dhe lutem që shpirti i njëriut tuaj më të dashur të gjej paqen e merituar”.
| Tiranë | 22 | °C | |
| Prishtinë | 22 | °C | |
| Ulqin | 21 | °C | |
| Shkup | 22 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |