Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague: "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm”

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague:

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, garantoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një bisedë telefonike se "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm”. Ministri Hague tha se "shtetet mike të Republikës së Kosovës nuk do të përkrahin asnjë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që mund të përmbajë çfarëdo lloj gjuhe, që mund të interpretohet si thirrje për bisedime të reja për status, apo për çfarëdo riaranzhimi territorial".Kryeministri Thaçi përsëriti qëndrimin se Kosova është e gatshme të ketë bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por jo ketë bisedime që lidhen me çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos