Parashikuesit e motit në Amerikë thonë se është dhënë paralajmërim thuajse në të gjithë vijën bregdetare të Karolinës së Veriut që lidhet me Virxhinian mbi uraganin Earl.
Qendra e uraganeve paralajmëron se nëse parashikimet aktuale janë të sakta, stuhia Earl mund të shkaktojë dallgë të rrezikshme duke prishur planet për pushuesit amerikan gjatë fundjavës që është festë në Amerikë. Dita e Punës shënohet të hënën që vjen dhe zakonisht kjo festë shënon përfundimin e verës në Shtetet e Bashkuara.
Parashikuesit e motit kanë thënë se epiqendra e stuhisë do të qendrojë larg brigjeve ndërkohë që ecën paralel me bregdetin. Por ata paralajmërojnë se ndonjë devijim drejt perëndimit nga parashikimet e mëparshme mund të çojë në evakuimin e qyteteve bregdetare ose mund të bëjë që stuhia të shkojë drejt tokës.
Parashikuesit e motit po ashtu po paralajmërojnë njerëzit që nga Virxhinia deri në New England që të vëzhgojnë me kujdes progresin e stuhisë.
| Tiranë | 22 | °C | |
| Prishtinë | 22 | °C | |
| Ulqin | 21 | °C | |
| Shkup | 22 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |