I ngarkuari me punë i Rumanisë në
Shqipëri, George Miku, u prit sot në një takim nga Ministri i
Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë të cilit theksoi se “Samiti i prillit
në Bukuresht, ku Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO, është
një moment i rëndësishëm që padyshim forcon bashkëpunimin mes
dy vendeve tona”.
Në këtë takim që u
zhvillua në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, Ambasadori Miku,
shoqërohej nga atasheu ushtarak në Tiranë, kolonel Eugen Porojan, bëri
të ditur zyra e shtypit.
Marrjen e
ftesës për anëtarësimin në NATO në Samitin e prillit, Ambasadori Miku e
cilësoi si momentin e tretë historik të Shqipërisë të nënshkruar në
Bukuresht. “I pari ishte ai i nëntorit të vitit 1912, ku në Bukuresht u
vendos shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, momenti i dytë shtatori i
vitit 2006, ku po në Bukuresht Shqipëria u pranua në Organizatën e
Frankofonisë dhe momenti i tretë është momenti i Samitit, që forcon pa
dyshim bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, theksoi z. Miku.
Ai
konfirmoi gatishmërinë e ambasadës rumune në Tiranë për të mbështetur
dhe ndihmuar në çdo kohë bashkëpunimin ushtarak, në veçanti tani që
Shqipëria pret të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO.
Ministri
Oketa, duke vlerësuar mbështetjen e Rumanisë në Samitin e Bukureshtit,
u shpreh se “jo më larg se një vit, ne jemi të obliguar të
përshpejtojmë hapat për prillin e viti 2009, vit i cili do të na bëjë
anëtarë të Aleancës”.
Ministri i
Mbrojtjes i konfirmoi Ambasadorit rumun gatishmërinë për thellimin e
bashkëpunimit, duke theksuar se “përsa i përket marrëdhënieve mes dy
Ministrive, sigurisht që ne kemi se çfarë të përfitojmë dhe padyshim na
vjen mirë që fqinjët tanë ecin përpara”.
|  Komente |
ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI
Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës,
përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të
zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė
KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė
Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė
VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'
Policia
e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë
bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė
