Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën, të enjten në fshatin Pezë-Helmës vetëm 10 km larg kryeqytetit, ndërsa ishin duke vënë në fuksionim një pus ekzistues uji. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj konfirmoi për ATSH-në se viktimat janë vëllezërit Përparim dhe Hajri Pulaj, përkatësisht 37 dhe 34 vjeç. Sipas tij, gjatë punimeve në thellësinë 10 metra, viktimat kanë rënë në kontakt me gazin natyror, gjë që ka shkaktuar edhe asfiksimin e tyre. Mësohet se dy të plagosurit janë Dritan Pula 23 vjeç (vëllai i viktimave) dhe Asllan Jata 66 vjeç, që janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën.
| Tiranë | 23 | °C | |
| Prishtinë | 22 | °C | |
| Ulqin | 21 | °C | |
| Shkup | 22 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |