Të paktën 106 turistë të huaj, kryesisht
amerikanë dhe anglezë, kanë mbërritur sot në portin e Vlorës për një
vizitë një ditore, ndërkohë që në axhendën e tyre përfshihen vizita në
pika të ndryshme me vlera historike e arkeologjike, si qyteza antike e
Amantias dhe manastiri i Zvërnecit (Vlorë), parku Apolonia (Fier), etj.
Një
punonjës i kapitenerisë së këtij porti tha për ATSH-në, se "grupi i
turistëve mbërriti në port paraditen e sotme me kroçerën 'Cliper
Adventure', i pari mjet turistik që ankorohet për këtë vit në portin e
Vlorës". I njëjti burim tha se 98 prej turistëve ishin anglezë dhe
pjesa tjetër amerikanë.
Ankorimi i
kroçerës "Cliper Adventure", ekuipazhi i së cilës përbëhej nga 83
persona, është pjesë e programeve të agjencive turistike. Kroçera do
të largohet nga porti i Vlorës në mbrëmjen e sotme, ndërsa mësohet se
gjatë këtij sezoni numri i mjeteve lundruese turistike, që do të
ankorohen në këtë port, pritet të jetë i lartë.
|  Komente |
Lajm i mire ! turiste anglez e amerikan do ti kishte zili c do shtet europian
Postuar nga krenar ne daten 09-05-2008
ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI
Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës,
përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të
zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė
KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė
Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė
VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'
Policia
e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë
bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė
