Faqe e parėArkivëKontaktRSS

Ministri Hyseni takon ambasadore nga Amerika Qendrore dhe Jugore - Kosovė

Ministri Hyseni takon ambasadore nga Amerika Qendrore dhe Jugore Gjate ketyre diteve, ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni, po qendron ne Vjene te Austrise, ku edhe ka pasur nje varg takimesh te ndara me ambasadoret dhe perfaqesuesit e nje sere vendeve te Amerikes Qendrore dhe asaj Jugore te akredituara ne kete vend.Takime të ndara ministri Hyseni ka mbajtur me ambasadorin e Perusë, Carlos Alberto Higueras Ramos, ambasadoren e Panamasë, Isabel Karekides, ambasadoren e Kosta Rikës, Ana Teresa Dengo Benavides si dhe me përfaqësues të Ekuatorit dhe Paraguait. Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni, siç njofton zyra për media e kësaj ministrie, ka folur gjerësisht për gjendjen në Kosovë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke vënë theksin gjegjësisht tek sfidat që Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, e presin në të gjitha rrafshet. Për më tepër, ministri Hyseni u ka prezantuar ambasadorëve në fjalë, hollësitë e kuadrit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, të cilat janë një përmbledhje e denjë e standardeve më të larta të demokracive të përparuara. "E gjithë kjo është demonstrimi më i qartë i përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri demokratike, shumë etnike në të cilën mbrojtja dhe avancimi I të drejtave dhe lirive të njeriut do të jenë prioritet dhe detyrë e përhershme", ka theksuar mes të tjerash ministri Hyseni në takimet me bashkëbiseduesit e tij. Deri sa ka falënderuar qeveritë e Perusë dhe Kosta Rikës për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës, në takimet e ndara, ministri Hyseni, u ka bërë thirrje qeverive të Panamasë, Ekuadorit dhe Paraguait që sa më parë të jetë e mundur të marrin vendimin për njohjen e shtetit të ri sovran dhe të pavarur të Kosovës, në mënyrë që demokracisë më të re në Evropë t'i mundësohet fillimi i integrimeve të gjithanshme në institucionet politike e financiare ndërkombëtare. Me këtë rast, ministri Hyseni ka nënvizuar se, integrimi i plotë i Republikës së Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO janë objektivi kryesor i popullit dhe institucioneve të Kosovës. Në të gjitha këto takime ministri Hyseni ka shfaqur përkushtimin e thellë të Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha këto vende. Nesër, ministri Hyseni udhëton për në Panama, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Republikës së Panamasë dhe me përfaqësues të vendeve të rajonit.
Nga shtypidites.com : 13:36 / 10 Maj '08

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI

Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës, përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė

KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė

Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē

Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė

VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'

Policia e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė