Faqe e parėArkivëKontaktRSS

KFOR-i DHE SHPK-ja NUK DO RRITIN NUMRIN E FORCAVE TĖ SIGURISĖ NĖ DITĖN E ZGJEDHJEVE TĖ SERBISĖ

Përfaqësuesit e KFOR-it dhe të SHPK-së kanë thënë sot se nuk është nevoja të rritin numrin e forcave të sigurisë në Kosovë, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe, bën të ditur radio Europa e Lirë.
"Dita e nesërme do të jetë një ditë e zakonshme pune", citon radioja zëdhënësin e Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani.
"Shërbimi policor nuk është i përfshirë në zgjedhjet e Serbisë. Sidoqoftë, ne e dimë që ato do të mbahen në Kosovë dhe ne do kemi një kujdes të shtuar, por kjo në kuadër të kryerjes së detyrës sonë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Ne nuk jemi të angazhuar në asnjë formë për ruajtjen e vendvotimeve apo për diçka të tillë", tha Elshani.
Ai bëri të ditur se analizat që kanë kryer njësitet e ndryshme të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së nuk flasin për ndonjë keqësim të situatës, megjithatë pohoi se autoritetet e rendit janë në gjendje gatishmërie për çfarëdo situate.
Edhe zëdhënësi i KFOR-it, Zhan Lyk Kotard, tha se situata e sigurisë në gjithë Kosovën është e qetë dhe e qëndrueshme.
"Për ne situata e sigurisë është e qetë. Ne po bëjmë punën tonë si çdo ditë tjetër. Kjo do të bëhet edhe nesër", citohet Kotard nga Europa e Lirë.
Ndërkaq, Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha se autoritet e rendit që veprojnë në veri të Kosovës "do të bëjnë vëzhgimin e situatës, ndonëse nuk presin "asgjë spektakolare".
"Policia, SHPK-ja dhe UNMIK-u nuk do të kenë ndonjë rol aktiv në këtë proces. Gjithë ajo që mund të bëjmë, është që me një profil të ulët policor, të monitorojmë situatën në përgjithësi dhe t’i kryejmë në rregull detyrat që parashikon ruajtja e rendit dhe qetësisë publike”, u shpreh Hoti.
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare i kanë quajtur zgjedhjet serbe që do të mbahen nesër në Kosovë, si "jolegjitime" dhe "të papranueshme". Megjithatë, udhëheqës të administratës së OKB-së kanë thënë se "nuk do t'i pengojnë me forcë" këto zgjedhje.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI

Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës, përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė

KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė

Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē

Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė

VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'

Policia e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė