Pas kësaj faze në Universitetin e Tiranës rezulton se kanë mbetur 170 vende bosh. Të gjithë ata që nuk kanë mundur të fitojnë deri tani në asnjë prej preferencave, do të ketë edhe një shans të fundit. Ministria e Arsimit ka vendosur që APRIAL-i të shpallë listën përfundimtare të fituesve, e cila do të publikohet në datën 6 tetor. Regjistrimet e fituesve të kësaj faze do të mbyllen në datën 9 tetor, dy ditë para nisjes së vitit të ri akademik. Kandidatët, të cilët në listat përfundimtare do të shpallen fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit të ndërmjetëm, do të çregjistrohen automatikisht nga sekretaritë mësimore, nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. Ministria e Arsimit dy ditë më parë u ka bërë thirrje kandidatëve të jenë të kujdesshëm me proceduarat, pasi në rast se nuk i kryejnë, rrezikojnë të humbin të drejtën e shkollës së lartë. Viti i ri akademik nis më 11 tetor. Këtë vit ulen për herë të parë në auditorë më shumë se 22 mijë studentë. Me listën përfundimtare të fituesve mbyllet procesi i pranimit në shkollat e larta për sistemin e ditës. Në tetor priten të bëhen publike kuotat e pranimit për sistemin part-time, si dhe procedurat e regjistrimit.
| Tiranë | 23 | °C | |
| Prishtinë | 22 | °C | |
| Ulqin | 22 | °C | |
| Shkup | 22 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |