Me gjithe kundershtimin e institucioneve kosovare, OKB-se (UNMIK-ut) dhe BE-se, ne venbanimet me shumice serbe ne Kosove, Beogradi zyrtar ka organizuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale krahas atyre parlamentare.Sipas Komisioni Zgjedhor të Serbisë, materiali zgjedhor u është dorëzuar komisioneve zgjedhore dhe trupave tjera punuese në të gjitha komunat e Kosovës, ku sipas këtij komisioni, janë 285 vendvotime dhe do të votohet për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
Organizimi i këtyre zgjedhjeve në Kosovë është cilësuar si shkelje e Rezolutës 1244 – në të cilën thirret Beogradi për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e misionit të BE-së.
Insitucionet e Kosovës i kanë kundërshtuar këto zgjedhje, ndërsa UNMIK-u i ka cilësuar ato si të pavlefshme. Megjithatë, autoritetet e UNMIK-ut kanë thënë se nuk do të ndërmarrin veprime për pengimin e mbajtjes së tyre.
Sipas Kushtetutës së Kosovës (që pritet të hyjë në fuqi më 15 qershor) serbët kanë të drejt të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, në bazë të dyshtetësisë që iu ofron ajo, mirëpo jo edhe në ato lokale, organizimin e të cilave mund ta bëjë vetëm UNMIK-u, respektivisht insitutcionet e Kosovës.
Sidoqoftë, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe edhe në territorin e Kosovës situata e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe nën kontroll. Përfaqësuesit e KFOR-it dhe të SHPK-së kanë konsideruar se nuk ka nevojë për rritjen e forcave të sigurisë.
"Shërbimi policor nuk është i involvuar në zgjedhjet e Serbisë. Sidoqoftë, ne e dimë që ato do të mbahen në Kosovë dhe do të kemi një kujdes të shtuar, mirëpo gjithnjë në kryerje të detyrës që e kemi për ruajtje të rendit dhe qetësisë publike. Nuk jemi të angazhuar në çfarëdo forme në ruajtjen e vendvotimeve apo diçka të tillë", ka deklaruar Veton Elshani, zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës.
Serbia ka hyrë në zgjedhjet e parakohshme pas prishjes së koalicionit qeverisës, që ishte i përbërë nga partia e presidentit serb, Boriq Tadiq (PD) dhe ajo e kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica (PDS). Që të dy këta kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, por kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me politikat drejt Bashkimit Evropian.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, Tadiq është akuzuar nga Koshtunica dhe partitë nacionaliste në Serbi se e ka shitur Kosovën – ndërsa këta të fundit akuzohem nga partitë pro-përendimore se në vend të integrimeve evropiane – që sipas tyre nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën – dëshirojnë të çojnë Serbinë kah e kaluara dhe kah Rusia.
Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale serbe konkurrojnë 22 subjekte e koalicione politike ndërsa të drejtë vote kanë mbi 6.7 milionë zgjedhës të cilët pritet të zgjedhin legjislaturën e re të parlamentit serb prej 250 vendesh si dhe parlamentet dhe drejtuesit lokalë.
Anketat e publikuara para zgjedhjeve tregojnë se Partia Radikale ultranacionaliste gëzon një mbështetje prej 34 përqind, përkundrejt 33 përqind për koalicionin pro-perendimor i drejtuar nga presidenti Tadiq. Partia Demokratike e Vojislav Koshtunicës është në vendin e tretë me 12 përqind, dhe ka të ngjarë të ketë një rol në formimin e qeverisë së ardhshme.
Zgjedhjet e Serbisë organizohen sot edhe në tri komunat me shumicë shqiptarë në Luginën e Preshevës - Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. /Telegrafi/
Nga shtypidites.com : 08:25 / 11 Maj '08
|  Komente |
ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI
Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës,
përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të
zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė
KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė
Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė
VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'
Policia
e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë
bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė
