Gross: Menyra sesi partite politike ne Shqiperi dhe ne vecanti lideret e tyre veprojne eshte kaq specifike sa qe eshte shume e veshtire te ndikosh mbi ta

Gross:  Menyra sesi partite politike ne Shqiperi dhe ne vecanti lideret e tyre veprojne eshte kaq specifike sa qe eshte shume e veshtire te ndikosh mbi ta

Interviste ekskluzive e gazetarit Vladimir Lame

 

Vladimir Lame : Z. Gross ka nje interes te njerzve te thjeshte ne Shhqiperi per te kuptuar rolin qe luajti komiteti presidencial i Keshillit te Evropes ne bisedimet ne presidencen e Shqiperise. Ishte hera e pare kjo qe ju ne Keshillin e Evropes vini ne levizje komitetin presidencial ?

 

Z. Gross : Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes  e nderrmori kete iniciative pasi gjykuam se situata politike ne Shqiperi dukej e veshtire dhe e nderlikuar. Komiteti presidencial funksionon rralle ne kesisoj rastesh. Eshte hera e dyte  qe e organizuam kete mision pas nderhyrjes tone ne konfliktin e armatosur mes Rusise dhe Gjeorgjise. Konflikti, ne fakt problemi themelor ne Shqiperi i ka rrenjet ne te kaluaren ne sjelljen e vjeteruar te partive kryesore politike.  Ne ishim te mendimit qe duke aktivizuar kreret e grupimeve kryesore te partive politike ketu ne Keshillin e Evropes do te arrinim te bindnim te shtuquajturen parti socialiste dhe partine konsevatore ne pushtet te afronin qendrimet e tyre.

 

Me kuptoni, menyra sesi partite politike ne Shqiperi dhe ne vecanti lideret e tyre veprojne eshte kaq specifike sa qe eshte shume e veshtire te ndikosh mbi ta qe te te zbatojne ne praktike standartet e kultures demokratike perendimore  

 

Vladimir Lame: Z. Gross cfare ndodhi konkretisht ne negociatat ne zyrat e presidences shaqiptare ? A shfaqen gatishmeri palet u qe te afrojnin  qendrimet dhe te arrinin ne kompromis ?

 

Gross : Une e kisha personalisht heren e 15-te qe vizitoja Tiranen. Besoja qe e njihja ate vend edhe ne rastet e krizave te meparshme. Ne zyren e presidentit te republikes ishte nje situate interesante  sepse krijuam bindjen qe z.Topi e kuptonte shume mire problemin dhe ishte i vetedijshem per situaten pas zgjedhore ne vend. Ne deshironim si komitet presidencial i Keshillit te Evropes te mbeshtesnim edhe personalitetin e presidentit sepse ai perfaqesonte nje linje mirekuptimi me ne. Nga bisedimet ne presidence e kuptuam se problemi i vertete qendronte tek dy lideret kryesore ne tryeze, lideri i socialisteve dhe tek lideri i konsevartoreve qe drejtojne qeverine. 

 

Ata demostruan aq kontradikta dhe armiqesi mes tyre sa ishte pothuajse e pamundur te leviznin nga pozicionet e tyre respektive politike qe edhe ende mbajne. 

 

Kompromis eshte gjithnje qe te perfitosh dicka ne bisedime por asnjehere te pranohen plotesisht vetem kerkesat e njeres pale. Kjo ne menyre qe edhe pala tjeter te marre dicka ne kembim te arritjes se marreveshjes.

Pra askush nuk mund te kenaqet plotesisht dhe askush nuk del nga negociatat i zhgenjyer. Une konstatoj qe ekziston  problemi qe shume njerez ne Shqiperi sikur jane mesuar me lideret e tyre te shkojne ne beteje te ndjekur nga grupet e tyre luftarake prej mbeshtetesish fanatike. Kjo i ka lodhur njerezit e thjeshte.

 

Vladimir Lame : Le te ndalemi tek propozimi juaj i kompromisit qe u paraqitet paleve ne zyren e presidentit.  

Gjykata kushtetuese ti drejtohej Komisionit te Venecias per te vleresuar nga ana ligjore nese duhen rinumeruar fletet e votimit.

 

Gross : Po ky ishte propozimi yne kryesor si komitet presidencial i Keshillit te Evropes. Fatkeqsisht pas kaq muajsh asnje hap nuk kane bere palet ne drejtim te nje marreveshjeje. U thame njezeri politikaneve kryesore shqiptare se duhej te gjenin nje kompromis.

Ne ju beme te qarte se askush nuk mund te dilte nga ato bisedime si fitimtar dhe tjetri te konsiderohej totalisht i humbur. Ky e perseris eshte problemi themelor i kultures politike shqiptare te viteve te tranzicionit.

 

Kam krijuar pershtypjen qe politika ne Shqiperi kuptohet si verdikt mes vdekjes apo jetes. Sipas mendimit tone politika eshte mirekuptim reciprok mes paleve. Ju duhet te arrini nje kompromis me ata qe nuk pajtohen me ju pra me ata qe ju i konsideroni vazhdimisht armiq . Duket jo gjithnje e kendshme te besh kompromis ne keto rrethana por nuk ka shpjegim tjeter te termit kompromis.

 

Ne shoqerite totalitare koncepti i kompromisit eshte keqinterpretuar dhe diskretituar me qellim ndaj besoj se shume politikane ne Shqiperi ende jetojne me kete mentalitet totalitar sikur kompromisi eshte verdikti qe percakton humbjen apo deshtimin e dikujt. Per ne sic e permenda, arritja e kompromisit deshmon fuqine e politikanit qe te ndaje me kundershtaret e tij pozicione te ndryshme per te punuar ne gjetjen e nje marreveshjeje.

 

 

Vladimir Lame : Z.Gross qe nga koha kur ju negociuat mes paleve nuk rezulton ndonje marreveshje .

 

Gross:  Nuk eshte plotesisht keshtu. Pati nje levizje pozitive te PS qe zuri vendet e saj ne parlament. Ajo qe me ben pershtypje eshte se ata nuk jane aktiv ne parlament dhe kjo eshte evidente. Nje zgjidhje konkrete mund te ishte qe ne disa raste specifike kutite e votimit ne disa zona te caktuara edhe mund te hapen por jo te hapen te gjitha. Pra sic e shihni mund te gjenden hapsira mirekuptimi mes paleve dhe realiteti te mos shihet bardhe e zi dhe politikanet te bejne hapa konkrete drejt njeri –tjetrit. Mund te kete edhe hapsira te tjera ku palet mund te gjejne konsensus. Duhet qe ju te keni vullnet per te gjetur zgjidhje dhe jo te mendosh vetem si te fitosh gjithcka kur tjetri nuk merr asgje nga negociatat.

Socialistet u rikthyen ne parlament por une kete nuk e konsideroj pjesmarrje te vertete aktive. Eshte budallallek per nje parti politike te mos jete ne parlament. Zgjedhesit e votojne nje parti politike qe te luaje rol aktiv ne parlament dhe vertet te punoje dhe jo te hyje dhe te dale dhe ne kete menyre te bojkotoje realisht kete institucion.

 

Vladimir Lame : Sic duket ju jeni pesimist qe mund te arrihet nje zgjidhje konsensuale ne Shqiperi per kontestimet ndaj zgjedhjeve parlamentare.

 

  Gross: Jo nuk jam plotesisht pesimist, jam i trishtuar, jam i trishtuar.  Gjithsesi kam shprese tek njerzit e rinj te Shqiperise se nuk do ti ndjekin me keta politikane dhe do te votojne tashme per nje parti te re sic bene ne zgjedhjet e kaluara. Ju e keni parasysh qe partia  e ish ministrit te jashtem perben nje grupim politik te shkeputur nga Partia Socialiste. Kjo strukture e tanishme bardhe e zi duhet tejkaluar . Njerezit po e kuptojne qe lideret e vjeter e kane te pamundur te arrijne kompromise ndaj jane te lodhur me ta dhe do te votojne njerez te rinj.

 

Le te jemi optimiste.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos