Faqe e parėArkivëKontaktRSS

UNMIK: Beogradi po e shkel Rezoluten 1244 - Kosove

UNMIK: Beogradi po e shkel Rezoluten 1244 Mbajtja e zgjedhjeve te Republikes se Serbise ne Kosove paraqet shkelje te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe rezultatet e ketyre zgjedhjeve nuk do te jene te vlefshme, ka deklaruar te dielen zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, per Radion Evropa e Lire.UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë përsëritur qëndrimin se, mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë është joligjore dhe se rezultatet që dalin nga këto zgjedhje nuk do të jetë valide. Megjithatë, votimi është duke u toleruar. UNMIK-u nuk do t’i njohë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, pasi që mbajtja e tyre është në kundërshtim me Rezolutën 1244, ka thënë Ivanko. Ai po ashtu ka shpjeguar se Beogradi është i njoftuar me këtë qëndrim, por se ai vazhdon të shkel këtë rezolutë. “Zgjedhjet lokale janë joligjore dhe nuk do të jenë valide, ngase, sipas Rezolutës 1244, në Kosovë vetëm UNMIK-u mund të organizojë zgjedhje lokale. Ne ua kemi transmetuar shumë qartë qëndrimin tonë qeveritarëve të Serbisë, mirëpo ata, përkundër kësaj, i kanë organizuar këto zgjedhje dhe me këtë kanë shkelur Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të cilën thonë se e mbështesin”, ka thënë Ivanko. Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ato nuk shihen problematike nga UNMIK-u. “Zgjedhjet parlamentare as nuk do t’i mbështesim e as nuk do t’i pengojmë”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Nga shtypidites.com : 16:36 / 11 Maj '08

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI

Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës, përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė

KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė

Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē

Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė

VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'

Policia e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė