Pėrfundon ndėrtimi i pistės pėr lėshimin e anijeve hapsinore turistike

Pėrfundon ndėrtimi i pistės pėr lėshimin e anijeve hapsinore turistike

Ëndrra e turizmit në hapësirë bëri një hap më pranë realitetit dje, me përfundimin e pistës për aerodromin e parë komercial në botë për anije hapsinore.

Pista 3-kilometërshe në zonën shkretinore të shtetit New Mexico është objekti i parë në botë i projektuar për udhëtime të anijeve turistike në hapësirë.

Presidenti i  kompanisë Virgin Atlantic, Richard Branson dhe guvernatori  i shtetit New Mexico Bill Richardson ishin të pranishëm në momentin kur u deklarua përfundimi i pistës.

Zoti Branson, pronar i kompanisë Virgin Galactic tha se udhëtimet në hapësirë mund të fillojnë brenda vitit 2011. Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se mbi 340 individë kanë paraqitur interesim dhe kanë paguar mbi 50 milionë dollarë për të rezervuar vendin në udhëtimet hapsinore.


ShtypiDites,voa
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos