Kryetari i Lëvizjes Socialiste për
Integrim, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp të dielën, tha se
referendumi kundër ndryshimeve kushtetuese tashmë ka nisur dhe është i
pandalshëm.
Një ditë pas mitingut të
zhvilluar në Sheshin 'Skëndërbej' në Tiranë, kundër ndryshimeve
kushtetuese, kreu i LSI-së falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në
këtë miting, ndërsa nënvizoi se “me këtë rast dua t’i siguroj
të gjithë qytetarët shqiptarë, që ndjehen të cënuar në liritë dhe
sovranitetin e tyre, se referendumi, i cili tashmë ka nisur me fjalën e
sovranit në sheshin "Skënderbej", është i pandalshëm".
Meta
shprehu bindjen se “nuk do të ketë teknikalitet dhe pretekst ligjor që
të ndalë mbi një milion shqiptarë, për të shprehur vullnetin e tyre dhe
për të marrë pjesë, jo thjesht në një referendum, por në një plebishit
të vërtetë në mbrojtje të demokracisë.”
Ndërkohë,
i pyetur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste për
zgjedhjet e 2009-ës, mundësi e cila është lënë e hapur nga ana e kreut
të PS-së, Meta deklaroi se “të gjithë janë të mirëpritur të
reflektojnë, madje dhe të ndihmojnë veten për të korrigjuar pendesën që
mund të ndjejnë”.
|  Komente |
ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI
Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës,
përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të
zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė
KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė
Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė
VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'
Policia
e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë
bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė
