Objektet arkeologjike dhe anijet relike në gjirin detar të Durrësit janë një "joshje" për të ardhmen e turizmit arkeologjik nënujor. Specialisti i Institutit të Albanologjisë, dr. Adrian Anastasi tha për ATSH-në se brigjet e Adriatikut nga Durrësi deri në derdhjen e lumit Buna në veri, kanë një pasuri arkeologjike nënujore që pritet të bëhet gjërësisht e njohur me vazhdimin e ekspeditës shqiptaro-amerikan të anijes "Herkules". Sipas tij, bregdeti i Durrësit "fsheh" thesare arkeologjike, që do të pasurojnë historinë e kombit me elementin detar, të njohur dhe të lëvruar shkencërisht vetëm përmes burimeve të shkruara nga autorët antikë grekë dhe romakë. "Nga të dhënat rezulton se brenda gjirit detar ndodhen mbetje të anijeve si dhe mjaft objekte prej qeramike të periudhave të ndryshme historike”, tha ai.
| Tiranë | 23 | °C | |
| Prishtinë | 22 | °C | |
| Ulqin | 22 | °C | |
| Shkup | 22 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 137.03 | 142.59 |
| USD | 108.45 | 112.85 |
| GPB | 170.10 | 177.01 |
| CHF | 114.04 | 118.66 |