Manchester mbron titullin e Premierliges - Sport
Manchester mbron titullin e Premierliges
Manchester United ka shenuar fitore prej 2-0, duke fituar keshtu edhe titullin e Premierliges per te dytin vit me radhe, ndersa Chelsea qe ka barazuar 1-1 ndaj Boltonit, pavaresisht se avancoi deri fund te ndeshjes, mbetet ne vendin e dyte me dy pike me pak.Djajtë e kuq kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo nga penaltia pas 33 minutash lojë, ndërsa rezultatin e vulosi Ryan Giggs, 10 minuta para fundit të ndeshjes (80’). Për Chelsean, avantazhin e solli sulmuesi ukrainas Andiy Shevchenko në minutën e 62-të të ndeshjes, ndërsa për Boltonin barazoi Kevin Davies.
Fitore ka shënuar edhe Arsenali në fushë të Sunderlandit, me golin e shënuar nga i riu Theo Walcott, në minutën e 24-të të ndeshjes. Liverpooli po ashtu ka dalë fitues në derbin përballë Tottenhamit me rezultat 2-0, me golat e Voronin (69’) dhe Torres (74’).
Derby County, që ka kohë që është eliminuar nga Premierliga, do të shoqërohet edhe nga Birminghami dhe Readingu, të cilët pavarësisht që shënuan fitore, nuk arrijnë të mbijetojnë. Nga të rrezikuarit ishte edhe Fulham, që fitoi në fushë të Portsmouth dhe që falë goldiferencës më të mirë, mbijeton në Premierligë.
Nga ndeshjet tjera duhet të veçojmë edhe debaklin që pësoi Manchester City në fushë të Middlesbrough, ku u mposht me rezultat të thellë prej 8-1. Për ekipin e trajnerit Sven Goran Eriksson, për të cilin duket se ishte ndeshja e fundit me Cityn, gjithçka shkoi keq kur në minutën e 15-të u përjashtua kapiteni i ekipit Richard Dunne. Alves shënoi trepikësh për vendasit (37’, 60’ dhe 90’), dy gola i shënoi Downing (16’ dhe 58’), ndërsa nga një Johnson (70’), Rochemback (80’) dhe Aliadiere (85’). Për mysafirët të vetmin gol e shënoi Blumer (87’).
Nga shtypidites.com : 18:05 / 11 Maj '08
Nga shtypidites.com : 18:05 / 11 Maj '08
|  Komente |